Përshkrimi i projektit

Hidrocentrali i Ashtës prodhon rreth 240 milionë kilovat/orë energji elektrike në vit. Rreth 100,000 familje shqiptare furnizohen me energji elektrike nga burime të rinovueshme.

Hidrocentrali i Ashtës është i ndarë në dy pjesë: energjia elekrike prodhohet fillimisht në Ashta I, ku tre dekada më parë është ndërtuar rezervuari i Spatharës dhe sistemi i vogël i vaditjes për sektorin bujqësor. Energjia elektrike prodhohet në një shkallë të dytë të HEC, saktesisht tek Ashta 2 – e cila ndodhet 5 km pas bjefit të poshtëm të Ashta 1. Dy godinat e HEC lidhen me njëra tjetrën nëpërmjet një kanali derivacioni. Kapaciteti i plotë i të dy HEC-eve (Ashta 1 & Ashta 2) është 53 MW.

Zona e projektit

Hidrocentrali i Ashtës është i pozicionuar në veri të Shqipërisë afër Shkodrës, qyteti i katërt më i madh në Shqipëri.

Të dhëna teknike

Aspekti më i veçantë i këtij hidrocentrali është përdorimi i turbinave HydroMatrix®.
Ky hidrocentral është më i madhi i këtij lloji në botë për nga numri i turbinave të instaluara.


Teknologjia matrix – e bazuar në turbina të vogla përafërsisht me madhësinë e një kabine telefonike – mundëson një shfrytëzim veçanërisht efikas të energjisë hidrike dhe është projektuar posaçërisht për prurje të ulëta.

Hidrocentrali i Ashtës ndryshon nga një hidrocentral konvencional i rrjedhës së lirë sepse në thelb përdor një numër më të madh turbinash. Në secilin stacion gjenerues janë instaluar 45 turbina, të cilat janë montuar dhe transportuar të gatshme në kantier për montim.

Ndërtimi i hidrocentralit filloi në fillim të vitit 2010 me një investim total prej më shumë se 200 milionë euro. Që nga përfundimi i punimeve në vitin 2013, energjia elektrike e prodhuar injektohet në rrjetin shqiptar 110 kV.

Energji për Shqipërinë

Energji Ashta Shpk u krijua si një shoqëri e veçantë për ndërtimin, shfrytëzimin dhe financimin e HEC-it të Ashtës.


HEC-i përmirëson sigurinë e furnizimit në Shqipëri dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin varësisë së vendit nga importet e energjisë elektrike. HEC-i është projektuar ne përputhje me normat mjedisore dhe nuk emeton mbetje në mjedis. Në fund të periudhës 35-vjeçare të koncesionit HEC-i do t’i kthehet shtetit shqiptar



Ndërtimi i HEC-it të Ashtës bazohet në eksperimentet e modeleve të ujit dhe nuk ndikon në nivelin e ujit të rezervuarit egzistues.

Mekanizmi për Zhvillim të Pastër

Projekti i Ashtës është zhvilluar bazuar në Mekanizmin për Zhvillimi të Pastër në Kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Duke qenë një projekt hidroenergjetik, ai nuk emeton CO2 në atmosferë gjatë shfrytëzimit, duke kursyer kështu rreth 114.000 tonë CO2 në vit.

Përgjegjësia Sociale e Korporatës

Me ndërtimin e hidrocentralit të parë me koncesion të suksesshëm në vend, projekt – kompania Energji Ashta ka vendosur standarde të larta në angazhimet me përgjegjësi shoqërore. Kompania i qëndron parimit për drejtësi dhe besueshmëri ndaj të gjitha palëve të interesit të prekura nga projekti.

Energji Ashta ka dëshmuar ndër vite se është një partner besnik për zonën përreth projektit.. Kompania ka dhënë mbështetje të padiskutueshme në shumë momente krizash kombëtare si përmbytjet e mëdha të vitit 2010. Ka mbështetur bashkinë e Bushatit duke e pajisur me një autoambulancë. Energji Ashta vazhdon të mbështesë me bursa dy studentë te shkollës Austriake “Peter Mahringer” në Shkodër.

Ndër vite kompania ka përqëndruar thuajse të gjitha aktivitetet me përgjegjësi shoqërore në sistemin arsimor, duke përfshirë të rinjtë vendas në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe duke financuar projektet e tyre për edukimin e komunitetit në këtë aspekt.

Politika mjedisore

Energji Ashta angazhohet vazhdimisht për të ofruar një shërbim cilësor që garanton një vend pune të sigurt dhe të shëndetshëm për punonjësit e saj dhe të minimizojë ndikimin e mundshëm në mjedis.

Energji Ashta gjithashtu njeh dhe pranon përgjegjësinë e saj për të zhvilluar biznesin e saj në përputhje me legjislacionin përkatës mjedisor dhe do të synojë të përdorë praktikat më të mira mjedisore në të gjitha aktivitetet e saj.

Pra, politika jonë mjedisore është si më poshtë:
Sikurse përparimet e teknologjisë dhe rregulloret ndryshojnë, Energji Ashta do të vazhdojë të përmirësojë sistemet, të zvogëlojë mbetjet dhe të shfrytëzojë në mënyrë efikase burimet për të përmbushur sfidat mjedisore të shekullit të ardhshëm.

Energji Ashta u vendos në dispozicion palëve të interesuara programin e saj mjedisor si dhe aktivitetet e saj të kontrollit mjedisor. Këtë dokument në formatin .pdf mund ta shkarkoni këtu.
Facebook
Twitter
LinkedIn