Rreth EVN

EVN AG është një kompani kyesuese ndërkombëtare shërbimesh energjetike dhe mjedisore. Zyrat janë të vendosura në Austrinë e Poshtme, provinca më e madhe austriake.

Bazuar në infrastrukturën më moderne, EVN ofron në tregun e saj vendas energji elektrike, gaz natyror, ngrohje, ujë të pijshëm, trajtim të ujërave të zeza, djegie të mbeturinave dhe shërbime përkatëse nga një furnizues i vetëm. Për më tepër, kompania operon rrjete televizive kabllore dhe telekomunikuese dhe ofron shërbime të ndryshme energjetike për klientët privatë dhe biznese si pjesë e portofolit të saj.

Biznesi energjetik jashtë vendit përfshin shitjen me pakicë të energjisë elektrike në Gjermani, Bullgari dhe Maqedoni dhe gaz natyror në Kroaci. Veç kësaj, biznesi energjetik përfshin prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoni, Bullgari, Shqipëri dhe Gjermani. Aktivitetet e mëtejshme të biznesit që EVN ndjek, janë prodhimi dhe shitja me pakicë e ngrohjes në Bullgari, prokurimi i energjisë elektrike, gazit natyror dhe burimeve të tjera primare të energjisë, si dhe tregtia e energjisë elektrike dhe gazit në tregjet me shumicë.

Pas blerjes së një grupi gjerman të shërbimeve mjedisore në 2003, EVN zgjeroi ndjeshëm portofolin e produkteve dhe shtrirjen gjeografike të saj. Ajo arriti të ndërtojë dhe integrojë një shtyllë të dytë strategjike të operacioneve të saj të biznesit, segmentin e shërbimeve mjedisore. EVN ka ekspertizë të gjerë në planifikimin dhe ndërtimin e rrjeteve të furnizimit me ujë të pijshëm, trajtimit të ujërave të zeza, shkripëzimit, trajtimit termik të mbetjeve si dhe riciklimin e aluvioneve, bazuar në përvojën e 100 projekteve mjedisore të realizuara.

Afërisht 4.8 milionë klientë besuan në produktet dhe shërbimet e sigurta të energjisë dhe mjedisit të ofruara nga EVN gjatë vitit financiar 2019/20. Përveç konsumatorëve të furnizuar drejtpërdrejt nga EVN, impiantet e ndërtuara nga biznesi i shërbimeve mjedisore të EVN-së, ofrojnë furnizim për klientë në vende të ndryshme evropiane.

Në total, EVN është aktive në 14 vende. Të ardhurat e gjeneruara të Grupit jashtë Austrisë arriti në 51.4% gjatë vitit financiar 2019/20 (viti i mëparshëm: 44.4%).

Për më shumë informacione ju lutem vizitoni: www.evn.at.
Facebook
Twitter
LinkedIn