Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të mbrojmë të dhënat tuaja personale.
Rrjedhimisht, ne respektojmë kërkesat ligjore të zbatueshme për mbrojtjen, trajtimin e ligjshëm dhe sekretin e të dhënave personale, veçanërisht kërkesat e Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, siç ai mund të ndryshohet herë pas here (në vijim “Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave” ose “LMD”),
Informacioni i mëposhtëm përshkruan se cilat të dhëna personale do të përpunojmë nëse është e nevojshme, kur të vizitoni faqen tonë të internetit https://energji-ashta.al (“faqja e internetit”).
1. Emri dhe adresa e Kontrolluesit së të Dhënave
Pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale në përputhje me parashikime për mbrojtjen e të dhënave, është:
Energji Ashta Shpk.
NUIS – K82417005V
Hidrocentrali i Ashtës, Fshati Spathare, Bushat,
Bashkia Vau i Dejës,
Qarku Shkodër,
Shqipëri,
Email: office@energji-ashta.al
(në vijim “Energji Ashta”, “EA”, “ne”, “tona”)
2. Përpunimi në kontekstin e “faqes së internetit”
2.1 Çfarë lloji të dhënash personale do të përpunojmë?
Gjatë vizitës tuaj në faqen e internetit, ne do të përpunojmë automatikisht të dhënat personale vijuese:
Data dhe ora e aksesit në faqen e internetit
Të dhëna mbi pajisjen tuaj (ID e pajisjes)
Adresa IP
Emri dhe versioni i shfletuesit të internetit
Identifikues sesionit
2.2 Baza ligjore e përpunimit të të dhënave personale
Për sa i përket të dhënave të vizitës suaj në faqen tonë të internetit, ne e justifikojmë përpunimin në bazë të interesit tonë të ligjshëm, në përputhje me Nenin 7(1)(dh) të LMD, i cili konsiston në ofrimin e një dizajni miqësor për përdoruesit e faqes tonë të internetit dhe mbrojtjen e faqes nga sulmet.
2.3 Qëllimi i përpunimit të të dhënave personale
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në kuadër të vizitës tuaj në faqen tonë të Internetit për qëllimet e mëposhtme:
për të bërë faqen tonë të internetit, përfshirë funksionet e saj, të disponueshme për ju, dhe të përmirësuar dhe zhvillojmë më tej faqen tonë të internetit;
për të mundësuar hartimin e statistikave lidhur me përdorimin e faqes tonë të internetit;
për të mundësuar zbulimin, parandalimin dhe hetimin e sulmeve në faqen tonë;
2.4 Afati i ruajtës së të dhënave personale
Si rregull, ne do të ruajmë të dhënat personale të përpunuara gjatë vizitës tuaj në faqen tonë të internetit për një periudhë prej tre muajsh. Periudha më të gjata ruajtje do të zbatohen vetëm në masën që kërkohet për të hetuar sulmet e identifikuara në faqen tonë të internetit dhe përtej kësaj vetëm deri në përfundim të, përkatësisht, ndonjë afati parashkrimi, periudhave të ruajtjes ligjore ose të ndonjë mosmarrëveshje ligjore.
2.5 Marrësit e të dhënave
Për të mundësuar operimin dhe administrimin e faqes tonë të internetit, ne përdorim rregullisht ofruesit e shërbimeve të IT-së, të cilët, në përputhje me porosinë dhe udhëzimet tona, në rrethana të caktuara, mund të kenë gjithashtu akses në të dhënat personale në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimet e porositura të IT-së.
Ne do të japim gjithashtu të dhënat personale tek marrësit vijues:
tek palë të treta në masën e nevojshme për ushtrimin e interesit tonë të ligjshëm (p.sh. tek auditorët, shoqëritë e sigurimit në rast të një ngjarje të mbuluar nga sigurimi, përfaqësues ligjorë sipas nevojës, etj.);
tek autoritetet dhe organe të tjera publike në masën e kërkuar nga ligji (p.sh. autoritetet financiare, gjykata, etj.).
Të dhënat tuaja personale nuk do t’i jepen asnjë pale të tretë për qëllimet e tyre, pa pëlqimin tuaj.
3. Përpunimi në kontekstin e “kërkesave/kontaktit”
3.1. Çfarë lloj të dhënash personale do të përpunojmë?
Kur na kontaktoni me email ose telefon, ne do të përpunojmë të dhënat personale që na jepni (adresën e-mail, emrin, numrin e telefonit, si dhe kërkesën tuaj ose dokumentet e lidhura) për qëllime të përpunimit të kërkesës suaj, dhe do t’ju përgjigjemi në përputhje me rrethanat.
Këto të dhëna jepen nga ju mbi baza vullnetare; ato nuk janë as të parashikuara ligjërisht, as mbi bazën e ndonjë kontrate dhe as nuk kërkohen për të lidhur një kontratë me ne. Megjithatë, nëse nuk i jepni këto të dhëna, EA nuk do të jetë në gjendje të përpunojë kërkesën tuaj në përputhje me rrethanat.
3.2. Baza ligjore dhe qëllimi i përpunimit të të dhënave personale
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale është interesi jonë i ligjshëm, në përputhje me Nenin 7(1)(dh) të LMD, konsiston në përpunimin dhe trajtimin e kërkesës tuaj.
3.3. Periudha e ruajtjes
Të dhënat tuaja do të ruhen për sa kohë do të trajtohet kërkesa juaj dhe më tej për një periudhë prej një viti, në mënyrë që ne të mund t’u përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme pyetjeve të mëvonshme. Një periudhë më e gjatë ruajtje do të zbatohen vetëm në bazën e ndonjë afati parashkrimi ose për qëllime të mbrojtjes në ndonjë mosmarrëveshje ligjore.
3.4 Marrësit e të dhënave
Ne përdorim ofrues shërbimesh (p.sh. ofrues të shërbimeve të IT-së) të cilët, në përputhje me porosinë dhe udhëzimet tona, në rrethana të caktuara, mund të kenë gjithashtu akses në të dhënat personale në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimet e porositura.
Ne do të japim gjithashtu të dhënat personale tek marrësit vijues:
Mbi bazën e interesit tonë të ligjshëm, tek shoqëri të Grupit VERBUND ose tek palë të treta të përfshira, si për shembull, në një projekt apo në bashkëpunime (p.sh. tek ekspertët, specialistët) në masën e nevojshme,
Nëse kërkohet sipas rrethanave, edhe tek palë të treta, të tilla si, përfaqësues ligjorë, shoqëritë e sigurimit në rast të një ngjarje të mbuluar nga sigurimi, auditorët;
tek autoritetet dhe organe të tjera publike në masën e kërkuar nga ligji (p.sh. autoritetet financiare, gjykata, etj.).
4. Skedarët spiun (cookies)
Cookies dhe teknologji të ngjashme ruajtjeje në internet, si skriptet, beacons interneti, URL gjurmimi, piksela ose etiketa (në vijim “cookies”), përdoren në faqe interneti, për të mundësuar funksionimin korrekt të faqeve të internetit.
Në kuptim të gjerë, cookies mund të kategorizohen si teknikisht të nevojshme për funksionimin e një faqe interneti (cookie “thelbësore” ose “të nevojshme”) apo si opsionale, për qëllime të tjera, si për shembull për gjurmim, si për qëllime marketingu / reklamimi (cookie “jo thelbësore”).
Për qartësi, faqja jonë e internetit nuk përdor cookies për të mbledhur të dhëna personale nga përdoruesit, përveç cookies të nevojshme.
Nëse ne do të përdorim cookies në faqen tonë të internetit, përveç cookies të nevojshme, ne do ta bëjmë këtë ekskluzivisht mbi bazë të pëlqimit tuaj të shprehur, në përputhje me Nenin 7(1)(a) të LMD, përmes baneri të cookies.
5. Transferimet ndërkombëtare
Duke qenë se disa nga ofruesit tanë të shërbimeve janë të natyrës globale, është e mundur që përpunimi i të dhënave personale të përfshijë transferime ndërkombëtare të të dhënave, rast në të cilin do të zbatohen kushtet e mësipërme lidhur me ruajtjen e të dhënave.
Të dhënat personale do të ruhen në përgjithësi në qendra të sigurta të të dhënave të vendosura në Bashkimin Europian, për të cilat aplikohen masat e sigurisë të përshtatshme, siç kërkohet nga LMD. Në rast të transferimeve ndërkombëtare në vende të tjera, përfshirë transferimet e mëtejshme të të dhënave personale, ne do të sigurohemi që transferimi ndërkombëtar të kryhet vetëm në juridiksione që garantojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtje, në përputhje me Nenin 40 të LMD, ose në mungesë, në përputhje me kushtet për transferimet ndërkombëtare, siç janë përcaktuar nga LMD.
6. Të drejtat tuaja
Në parim, ju keni të drejtën e informimit (Neni 13 i LMD), të drejtën e aksesit (Neni 14 i LMD), të drejtën e korrigjimit (Neni 15 i LMD), të drejtën e fshirjes (Neni 15 dhe 16 i LMD), të drejtën e kufizimit (Neni 17 i LMD), të portabilitetit (Neni 18), të drejtën e tërheqjes së pëlqimit të dhënë (Neni 8(3) i LMD), dhe të drejtën për të kundërshtuar në lidhje me të dhënat tuaja të përpunuara nga ne (Neni 19 dhe 20 i LMD). Për të ushtruar këto të drejta, ju lutemi të na shkruani në adresën office@energji-ashta.al. Nëse mendoni se të dhënat tuaja personale janë përpunuar në mënyrë të paligjshme, ju mund të paraqisni një ankesë pranë Autoriteti Shqiptar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale – https://idp.al/.