Deklarata e privatësisë: Marrëdhënieve të biznesit, institucionale dhe sociale

Lidhur me përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e marrëdhënieve të biznesit, institucionale dhe sociale tek Energji Ashta Shpk.

1. Hyrje

Ky dokument (në vijim i referuar si “deklarata e privatësisë”) përcakton bazat si dhe kushtet dhe afatet e zbatuara nga Energji Ashta Shpk. në lidhje me mbledhjen, përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të individëve.

Kjo deklaratë privatësie bëhet sipas Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, siç ai mund të ndryshohet herë pas here (në vijim “Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave” ose “LMD”), dhe synon të japë informacionin e nevojshëm sipas nenit 13 të LMD-së, për individët (në vijim “ju”, “tuaj”, ose “subjekti i të dhënave”), të dhënat personale të të cilëve përpunohen në kontekstin e veprimtarive të përpunimit të listuara më poshtë në këtë dokument.

Nëse nuk parashikohet ndryshe, termat e përdorur në këtë deklaratë privatësie do të kenë të njëjtin kuptim që u jepet sipas përcaktimeve të LDM-së.

2. Emri dhe adresa e Kontrolluesit së të Dhënave

Pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale sipas kësaj deklarate privatësie, është:

Emri: Energji Ashta Shpk.
NUIS: K82417005V
Adresa: Hidrocentrali i Ashtës, fshati Spatharë, Bushat, Bashkia Vau i Dejës, Qarku Shkodër, Shqipëri
Adresa email: office@energji-ashta.al
(në vijim “ne”, “tona” ose “kontrolluesi”)

3. Fusha e zbatimit

Kjo deklaratë privatësie zbatohet në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të subjekteve të të dhënave, në kontekstin e veprimtarive vijuese të përpunimit:

  • mbajtjes së marrëdhënieve të biznesit dhe/ose institucionale;
  • ndërveprimeve dhe eventeve sociale.

Paragrafi 4 jep informacion të detajuar për përpunimin e të dhënave personale lidhur me secilin kontekst të veprimtarive të përpunimit.

4. Detajet e veprimtarive të përpunimit

Në masën që nuk parashikohet ndryshe në këtë Paragraf 4 për një kontekst të caktuar përpunimi, informacioni që jepet sipas Paragrafëve 5 deri 13 këtu më poshtë vlen për secilin kontekst përpunimi.

4.1. Përpunimi në kontekstin e “mbajtjes së marrëdhënieve të biznesit dhe/ose institucionale”

4.1 (a) Të dhënat personale që përpunohen

Kur vendosen kontakte, marrëdhënie biznesi dhe/ose institucionale me ju dhe/ose me organizatën që përfaqësoni ose për të cilën punoni, ne do të përpunojmë të dhënat personale vijuese:

    • informacioni i kontaktit: si emri, mbiemri, numër personal, datëlindje, vendlindje, adresa, numri i celularit, adresa email, emri i organizatës dhe/ose punëdhënësit, titulli i kontaktit, lloji i marrëdhënies;
    • të dhëna biznesi / institucionale: si lloji i marrëdhënies së biznesit / institucionale dhe informacione të tjera të rëndësishme për marrëdhënien e biznesit / institucionale që krijohet;
    • të dhëna të tjera: të paraqitura vullnetarisht ose të mbledhura gjatë kontaktit ose menaxhimit të kontakteve dhe/ose brenda objektit të një marrëdhënieje (kontraktore) ose të dhëna për përmbushjen e kërkesave ligjore.

Këto të dhëna jepen nga ju mbi baza vullnetare; ato nuk janë as të parashikuara ligjërisht, as mbi bazën e ndonjë kontrate dhe as nuk kërkohen për të lidhur një kontratë me ne. Megjithatë, nëse nuk i jepni këto të dhëna, ne nuk do të mund të mbajmë kontakte, marrëdhënie biznesi dhe/ose institucionale me ju dhe/ose me organizatën që përfaqësoni ose për të cilën punoni.

Kur lidhet një kontratë, apo ndërmerren hapa për lidhjen e një kontrate, mes nesh dhe jush dhe/ose organizatës që përfaqësoni ose për të cilën punoni, përtej të dhënave si më sipër, ne do të përpunojmë të dhënat personale vijuese:

    • të dhënat e palës së kontratës: si emri i shoqërisë, adresa e biznesit, numri i regjistrimit, numri tatimor, numri i TVSH-së, sektori ekonomik/industria, nënshkruesit e autorizuar;
    • të dhëna operacionale: si referenca në lidhje me kontratën, duke përfshirë datën dhe numrin e kontratës, llojin e kontratës, modalitetet e pagesës, detajet bankare, detajet e faturës, nëse është e nevojshme, numri i kontratës ose i klientit, të dhënat e kontratës ose porosisë (p.sh. vëllimi i kontratës, të dhënat e mbledhjeve, të dhënat e shitjeve, procesverbalet/rezolutat e takimeve), të dhëna të kreditueshmërisë dhe integritetit.

Këto të dhëna janë të nevojshme për të lidhur një kontratë me ne. Nëse nuk na i jepni këto të dhëna, ne nuk do të mund të lidhim kontratën, dhe/ose ta përmbushim atë.

4.1 (b) Mbledhja e të dhënave personale

Të dhënat personale të mësipërme zakonisht sigurohen drejtpërdrejt nga ju. Ju duhet të siguroheni që të dhënat e ofruara janë të sakta dhe t’i përditësoni ato në mënyrë që të jenë të plota dhe të sakta gjatë përpunimit të tyre. Kjo vlen edhe për të dhëna të tjera që na vini në dispozicion lidhur me këtë kontekst përpunimi.

Ne mundet gjithashtu të mbledhim në mënyrë të pavarur të dhëna të tjera personale nga regjistra publikë (p.sh. regjistrat tregtarë), apo nga palë të tjera të treta. Në këto raste, ne do të sigurohemi që të dhënat e mbledhura të kufizohen vetëm në sa është e përshtatshme dhe e nevojshme për qëllimet e përpunimit sipas këtij konteksti.

Kur të dhënat personale merren nga burime të treta, ne i përpunojmë të dhënat në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, duke vlerësuar pritshmëritë e arsyeshme të subjekteve së të dhënave, bazuar në faktin që të dhënat janë bërë të disponueshme publikisht.

4.1 (c) Baza ligjore e përpunimit të të dhënave

Ne e justifikojmë përpunimin e të dhënave personale mbi bazën e:

  • Nenit 7(1)(dh) të LMD-së, që konsiston në interesin tonë të ligjshëm si për të mbajtur marrëdhënie me partnerë të biznesit apo institucionalë, në funksion të zhvillimit të veprimtarive të biznesit, apo për ushtrimin e të drejtave, ngritjen ose mbrojtjen e padive, interesa që nuk mbizotërohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave, të cilat kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Nenit 7(1)(b) të LMD-së, që konsiston në nevojën për përmbushjen e një kontrate, ku ju jeni palë, ose për marrjen e hapave të nevojshme, sipas kërkesës tuaj, që i paraprijnë lidhjes së një kontrate me ne.

Ne në përgjithësi nuk mbështetemi tek pëlqimi si bazë ligjore kryesore. Megjithatë, ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj të shprehur, nëse:

  • Nuk mund të mbështesim përpunimin në një bazë tjetër ligjore.
  • Na duhet të përpunojmë të dhëna personale për qëllime që shkojnë përtej qëllimit fillestar të mbledhjes së të dhënave.
  • Parashikime specifike ligjore kërkojnë marrjen e pëlqimit tuaj.

Në rastet kur përpunimi bazohet në pëlqim, sipas Nenit 7(1)(a) të LMD-së, ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, megjithatë kjo nuk do të ndikojë në përpunimin që ka ndodhur para tërheqjes.

4.1 (d) Qëllimi i përpunimit të të dhënave

Përpunimi i të dhënave personale lidhur me këtë kontekst kryhet për qëllimet e mëposhtme:

    • për të vendosur dhe/ose mbajtur marrëdhënie biznesi apo institucionale;
    • për të përmbushur një kontratë, sipas rastit, apo për ushtrimin e të drejtave, ngritjen ose mbrojtjen e padive;
    • për t’ju kontaktuar dhe për të kërkuar/dhënë informacione, pyetje, komente apo opinione në kuadër të marrëdhënies biznesi apo institucionale;
    • për të marrë dhe menaxhuar informacione, të dhëna dhe dokumente të vëna në dispozicion nga ju.

4.1 (e) Periudha e ruajtjes

Kur vendosen kontakte, marrëdhënie biznesi dhe/ose institucionale me ju dhe/ose me organizatën që përfaqësoni ose për të cilën punoni, të dhënat do të ruhen për sa kohë të justifikohet nga interesi ynë i ligjshëm dhe sipas nevojës për qëllimet e përcaktuara më sipër (p.sh. për aq kohë sa kemi nevojë të mbajmë një regjistër të një marrëdhënieje me një kontakt biznesi). Më pas, të dhënat do të fshihen kur ato nuk janë më të nevojshme për t’u ruajtur për qëllimet e përcaktuara.

Të dhënat e përpunuara lidhur me përmbushjen e një kontrate, do të ruhen për sa kohë që do të ketë një marrëdhënie kontraktore mes nesh.

Pas përfundimit të marrëdhënies kontraktore, do të ruhen vetëm të dhënat personale që kërkohen të ruhen sipas ligjit, dhe pjesa tjetër do të fshihet.

Gjatë periudhave të ruajtjes ligjore, ne do të ruajmë pjesën e nevojshme të të dhënave (nëse ndonjë ju identifikon ose është në gjendje t’ju identifikojë), për aq kohë që ligji na detyron të ruajmë të dhëna për qëllime financiare dhe ose tatimore (si p.sh. afati ligjor sipas Ligjit për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare është 10 vjet; afati ligjor sipas Ligjit të Procedurave Tatimore është 5 vjet). Informacione të hollësishme mbi procesin e asgjësimit të të dhënave mund të gjenden në Dokumentacionin e asgjësimit.

Të dhënat personale mund të ruhen për periudha më të gjata, nëse dhe siç parashikohet në Paragrafin 10.

4.2. Përpunimi në kontekstin e “ndërveprimeve dhe eventeve sociale”

4.2 (a) Të dhënat personale që përpunohen

Kur regjistroheni dhe/ose merrni pjesë në eventet tona, ne mund të përpunojmë informacione rreth personit tuaj si p.sh. gjinia, titulli, emri, adresa si dhe detajet e kontaktit si numri i telefonit dhe/ose adresa e emailit, dhe në rrethana të caktuara për organizatën dhe pozicionin tuaj, si dhe informacione të mëtejshme në lidhje me eventet.

Këto të dhëna jepen nga ju mbi baza vullnetare; megjithatë, nëse nuk i jepni këto të dhëna, ne nuk do të jemi në gjendje të përpunojmë regjistrimin/pranojmë pjesëmarrjen tuaj në event.

Gjithashtu, të dhënat personale mund të përfshijnë imazhet dhe/ose regjistrimet video që ju shfaqin ju, të cilat bëhen gjatë eventeve tona.

4.2 (b) Baza ligjore e përpunimit të të dhënave

Ne e justifikojmë përpunimin e të dhënave personale mbi bazën e:

  • Nenit 7(1)(b) të LMD-së, që konsiston në nevojën për përmbushjen e kërkesës tuaj për pjesëmarrje në event, ku ju jeni palë, ose për marrjen e hapave të nevojshme, sipas regjistrimit tuaj, që i paraprijnë pjesëmarrjes në eventet tona.
  • Nenit 7(1)(dh) të LMD-së, që konsiston në interesin tonë të ligjshëm, për të menaxhuar dhe garantuar sigurinë në eventet tona, për të realizuar regjistrime foto/video apo të materialeve të tjera audiovizuale, për qëllime dokumentimi, promocionale apo marketingu, sa kohë këto interesa nuk mbizotërohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave, të cilat kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale.

4.2 (c) Qëllimi i përpunimit të të dhënave

Përpunimi i të dhënave personale kryhet për qëllimet e mëposhtme:

  • të dhënat personale që jepen si pjesë e regjistrimit do të përpunohen me qëllim të përpunimit të regjistrimit dhe administrimit të eventit, përfshirë komunikimet shoqëruese (p.sh. dërgimi i konfirmimit të regjistrimit, rezervimi i vendit, përgjigjja e pyetjeve, etj.);
  • imazhet dhe/ose regjistrimet video do të përpunohen për qëllime të brendshme dhe për qëllime të marrëdhënieve me publikun dhe/ose shtypin, si p.sh. mund t’u vihen në dispozicion pjesëmarrësve, dhe sipas rastit, mund të publikohen në media të shkruara apo elektronike, ose në platforma sociale.

4.2 (d) Periudha e ruajtjes

Të dhënat tuaja lidhur me regjistrimin në evente do të ruhen për periudhën e nevojshme për përmbushjen e qëllimit dhe më tej për një periudhë prej gjashtë muajsh (përpara dhe pas mbarimit të eventit). Më pas të dhënat tuaja do të fshihen në rastin kur nuk është më e nevojshme mbajtja e tyre për qëllimet e parashikuara.

Imazhet dhe/ose regjistrimet video do të ruhen për aq kohë sa ekziston qëllimi i dokumentimit dhe nuk ka kundërshtime në lidhje me këtë përpunim.

Të dhënat personale mund të ruhen për periudha më të gjata, nëse dhe siç parashikohet në Paragrafin 10.

5. Mbledhja e të dhënave personale

Detajet e një apo më shumë nga kontekstet e veprimtarive të përpunimit sipas Paragrafit 4, përcaktojnë nëse të dhënat personale jepen nga subjekti i të dhënave apo mblidhen pa bashkëpunimin e subjektit të të dhënave, në të cilin rast jepet informacion edhe mbi burimin e të dhënave. Këto detaje gjithashtu sqarojnë nëse dhënia e të dhënave personale është një detyrim që buron nga ligji, nga kushtet e kontratës apo kërkohet për të lidhur një kontratë, si dhe pasojat e mundshme nga mosdhënia e këtyre të dhënave.

6. Përgjegjësia juaj

Kur ju na jepni të dhënat tuaja personale, është përgjegjësia juaj të siguroni se informacioni dhe të dhënat personale që na jepni janë të sakta, të vërteta, të plota dhe të përditësuara. Në këto raste, gjithashtu ju deklaroni nën përgjegjësinë tuaj se jeni në moshë madhore, apo se kujdestari ligjor ka dhënë autorizimin.

Ju nuk duhet të na jepni të dhëna personale për palë të treta, përveçse kur kjo bazohet në një interes të ligjshëm, si p.sh. regjistrimi në grup për pjesëmarrje në eventet tona, apo për qëllime të kryerjes së njoftimeve sipas kontratave. Në këto rrethana, ju jeni përgjegjës për të informuar këto palë të treta, dhe, nëse kjo është e nevojshme, për të marrë pëlqimin e tyre.

7. Profilizimi dhe vendimmarrja automatike

Të dhënat personale që përpunohen nuk do t’i nënshtrohen vendimmarrjes automatike dhe/ose profilizimit.

8. Marrësit e të dhënave

Në rrethana të caktuara, ne mund të transmetojmë dhe ndajmë të dhënat personale me palë të brendshme ose palët e treta të jashtme, për qëllime përpunimit, dhe/ose në bazë të interesit tonë të ligjshëm dhe sipas urdhrave dhe instruksioneve tona.

  • palët e brendshme mund të përfshijnë shoqëritë tona mëmë, VERBUND Hydro Power GmbH, Europaplatz 2, Vjenë, Austri dhe EVN Naturkraft GmbH, EVN Platz 1, Maria Enzersdorf, Austri dhe Ashta Beteiligungsverwaltung GmbH, Am Hof 6a, 1010 Vjenë, Austri apo shoqëri të tjera të kontrolluara, direkt ose indirekt, nga VERBUND AG, Am Hof 6a, Vjenë, Austri (“VERBUND Group”);
  • palët e treta të jashtme mund të përfshijnë bankat për pagesat kontraktore, ofrues së shërbimeve IT, auditorët apo kontabilistët, siguruesit në rast të një ngjarjeje të mbuluar nga sigurimi, përfaqësuesit ligjorë sipas nevojës, kontabilistë, kontrollues, etj.

Punonjësit tanë, punonjësit e shoqërive të tjera të grupit që kanë akses në të dhënat personale apo të palëve të jashtme që përpunojnë të dhëna për llogarinë tonë, nënshkruajnë dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar ruajtjen e konfidencialitetit sipas kërkesave të LMD-së.

Ndarja e të dhënave tuaja personale me palë të tjera të jashtme do të justifikohet në mënyrë të përshtatshme në bazë të interesit tonë të ligjshëm, përmbushjes së detyrimit ligjor ose për të ekzekutuar urdhrin dhe udhëzimin tuaj (p.sh. për kryerjen e një pagese). Lidhur me këto palët e tjera të jashtme, ne do të ndajmë vetëm atë pjesë të të dhënave që është relevante dhe e nevojshme për t’u ndarë për qëllimin përkatës. Ne do të sigurohemi që përpara se të ndahen të dhënat tuaja, këto palë të jashtme, sipas rrethanave, të informohen mbi kushtet e konfidencialitetit që duhen zbatuar sipas qëllimit të ndarjes, dhe/ose marrin masa të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave tuaja.

Ne mund të transmetojmë gjithashtu të dhënat personale, në masën e kërkuar nga ligji, tek autoritetet dhe organe publike (si p.sh. organet tatimore, instituti i sigurimeve shoqërore/shëndetësore, autoritetet ligjzbatuese, prokuroria, gjykata, etj.).

9. Afati i ruajtjes

Të dhënat tuaja do të ruhen për periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimit të kontekstit përkatës të veprimtarisë së përpunimit.

Detajet e mësipërme të secilit kontekst të veprimtarive të përpunimit sqarojnë periudhën e parashikuar të ruajtjes së të dhënave ose, nëse kjo nuk është e mundur, kriteret për të përcaktuar këtë periudhë.

Në rrethana të posaçme, si p.sh. për menaxhimin e mosmarrëveshjeve ligjore apo për të përmbushur kërkesat e tjera të detyrueshme ligjore, disa të dhëna mund të ruhen përtej periudhës së përcaktuar.

Në përcaktimin e këtyre periudhave më të gjata të ruajtjes, ne do të identifikojmë me kujdes ato pjesë të posaçme të të dhënave që nevojiten të ruhen për arritjen e qëllimit përkatës, dhe nëse kërkohet ruajtja e mëtejshme, ne do të synojmë t’i ruajmë të dhënat personale për afatin më të shkurtër të nevojshëm, duke respektuar çdo kufizim kohor të përcaktuar me ligj apo çdo afat parashkrimi për mosmarrëveshje ligjore.

10. Transferimet ndërkombëtare

Duke qenë se disa nga marrësit e të dhënave (kryesisht VERBUND) mund të jenë të vendosur në vende të treta, mundet që përpunimi i të dhënave personale të përfshijë transferime ndërkombëtare, rast në të cilin ne do të sigurohemi që transferimi ndërkombëtar, përfshirë transferimet e mundshme të mëtejshme, të kryhet vetëm në juridiksione që garantojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtje, në përputhje me Nenin 40 të LMD-së, ose në mungesë, në përputhje me kushtet për transferimet ndërkombëtare, siç përcaktohet nga LMD-ja.

Do të zbatojmë masat e përshtatshme teknike e organizative, duke patur parasysh zhvillimet teknologjike, natyrën e të dhënave të ruajtura dhe rreziqet ndaj të cilave ato janë të ekspozuara, për të garantuar konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale, si dhe për të shmangur rrethanat që mund të sjellin ndryshim, humbje, shkatërrim, përpunimet ose akses të paautorizuar.

Përveç kësaj, të gjitha personat e ngarkuar me kryerjen e veprimeve të përpunimit të të dhënave nënshkruajnë kontratën përkatëse për të siguruar, sipas kërkesave të zbatueshme, që të respektohen rregullat e përpunimit të të dhënave personale.

Ju mund të na kontaktoni sipas Paragrafit 11 nëse dëshironi më shumë informacion mbi masat e përshtatshme të mbrojtjes.

11. Të drejtat tuaja e subjektit së të dhënave

Si rregull, ju keni të drejtat vijuese sipas LMD-së:

  • të drejtën për t’u informuar (Neni 13 i LMD-së) në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, e cila realizohet nga ne sipas kësaj deklarate privatësie.
  • të drejtën e aksesit (Neni 14 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të marrë kopje të të dhënave që ne kemi në lidhje me ju.
  • të drejtën e korrigjimit (Neni 15 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar korrigjimin e ndonjë gabimi në ose për të përditësuar të dhënat tuaja personale.
  • të drejtën e fshirjes, përfshi të drejtën për t’u harruar (Neni 15 dhe 16 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar fshirjen e të dhënave tuaja—në situata të caktuara.
  • të drejtën e kufizimit (Neni 17 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar të kufizojmë përpunimin e të dhënave —në rrethana të caktuara.
  • të drejtën e transferueshmërisë (Neni 18 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar marrjen e dhënave personale që na keni dhënë, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga pajisjet dhe transferimin e tyre tek një kontrollues tjetër—në situata të caktuara.
  • të drejtën për të kundërshtuar (Neni 19 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të kundërshtuar, në disa situata të caktuara, që ne të vijojmë të përpunojmë të dhënave tuaja personale.

  • të drejtën për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike (Neni 20 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar të mos marrim vendime ndaj jush, bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar.

Në rast se një ose më shumë kontekste të veprimtarive të përpunimit e identifikojnë pëlqimin tuaj si bazë të ligjshme për përpunimin përkatës, atëherë ju keni të drejtën e tërheqjes së pëlqimit (Neni 8(3) i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të tërhequr, në çdo kohë, pëlqimin e dhënë më parë, me kusht që tërheqja e pëlqimit nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit bazuar mbi këtë pëlqim, përpara tërheqjes.

Ju informojmë gjithashtu se, në rrethana të caktuara, të drejtat tuaja mund të kufizohen me ligj, në përputhje me parashikimet e Nenit 21 të LMD-së.

Për të ushtruar këto të drejta, ju lutemi të na kontaktoni si vijon:

Adresa email: office@energji-ashta.al

Për të parandaluar akses të paautorizuar, ne do të kërkojmë prova të identitetit tuaj përpara se të japim ndonjë informacion lidhur me të dhënat personale.

Si rregull, ne nuk do t’ju ngarkojmë asnjë kosto për ushtrimin e të drejtave tuaja. Nëse kërkesat tuaja janë qartësisht të pabazuara ose të tepruara, veçanërisht për shkak të karakterit të tyre të përsëritur, ne mund t’ju ngarkojmë një tarifë të arsyeshme, duke marrë parasysh kostot administrative për dhënien e informacionit ose të komunikimin, ose mund të refuzojmë të veprojmë sipas kërkesës tuaj.

12. Paraqitja e ankesave

Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja shkel kërkesat e LMD, apo pretendoni se ushtrimi i të drejtave tuaja është cenuar, ju mund të paraqisni një ankesë pranë:

Autoriteti Shqiptar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri
E-mail: info@idp.al
https://idp.al

13. Përditësimet

Ne mund të përditësojmë në çdo kohë këtë deklaratë privatësie, përfshi detajet e një apo më shumë nga kontekstet e veprimtarive të përpunimit që mbulohen prej kësaj deklarate privatësie. Këto përditësime mund të jenë të nevojshme, por jo domosdoshmërisht, për t’ju përmbajtur ndryshimeve rregullatore, rekomandimeve nga autoritetet kompetente ose për të adresuar ndryshime që ne bëjmë në përpunimin e të dhënave personale.

Sa herë që bëjmë përditësime të tilla, versioni në fuqi i deklaratës tonë të privatësisë do të gjendet në faqen tonë të internetit www.energji-ashta.al