Deklarata e privatësisë: Burimeve njerëzore
Lidhur me përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e menaxhimit të burimeve njerëzore tek Energji Ashta Shpk.
1. Hyrje
Ky dokument (në vijim i referuar si “deklarata e privatësisë”) përcakton bazat si dhe kushtet dhe afatet e zbatuara nga Energji Ashta Shpk. në lidhje me mbledhjen, përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të individëve.
Kjo deklaratë privatësie bëhet sipas Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, siç ai mund të ndryshohet herë pas here (në vijim “Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave” ose “LMD”), dhe synon të japë informacionin e nevojshëm sipas nenit 13 të LMD-së, për individët (në vijim “ju”, “tuaj”, ose “subjekti i të dhënave”), të dhënat personale të të cilëve përpunohen në kontekstin e veprimtarive të përpunimit të listuara më poshtë në këtë dokument.
Nëse nuk parashikohet ndryshe, termat e përdorur në këtë deklaratë privatësie do të kenë të njëjtin kuptim që u jepet sipas përcaktimeve të LDM-së.
2. Emri dhe adresa e Kontrolluesit së të Dhënave
Pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale sipas kësaj deklarate privatësie, është:
Emri: Energji Ashta Shpk.
NUIS: K82417005V
Adresa: Hidrocentrali i Ashtës, fshati Spatharë, Bushat, Bashkia Vau i Dejës, Qarku Shkodër, Shqipëri
Adresa email: office@energji-ashta.al
(në vijim “ne”, “tona” ose “kontrolluesi”)
3. Fusha e zbatimit
Kjo deklaratë privatësie zbatohet në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të subjekteve të të dhënave, në kontekstin e veprimtarive vijuese të përpunimit:
- menaxhimi i burimeve njerëzore;
- aplikimeve për punësim, përfshi lidhur me praktika apo trajnime.
Paragrafi 4 jep informacion të detajuar për përpunimin e të dhënave personale lidhur me secilin kontekst të veprimtarive të përpunimit.
4. Detajet e veprimtarive të përpunimit
Në masën që nuk parashikohet ndryshe në këtë Paragraf 4 për një kontekst të caktuar përpunimi, informacioni që jepet sipas Paragrafëve 5 deri 13 këtu më poshtë vlen për secilin kontekst përpunimi.
4.1. Përpunimi në kontekstin e “menaxhimit të burimeve njerëzore”
4.1 (a) Të dhënat personale që përpunohen
Në kontekstit e menaxhimit të burimeve njerëzore ne mbledhim dhe përpunojmë (si në format letre ashtu edhe në format digjital) të dhënat personale të punëmarrësve, praktikantëve ose kursantëve tanë (përveçse kur përcaktohet ndryshe, në vijim do të referohen bashkërisht si “Punëmarrës”). Këto të dhëna përfshijnë në veçanti:
-
- 1. Të dhënat e identifikimit, përfshi emrin dhe mbiemrin, nënshtetësinë, emrin e babait, datën dhe vendin e lindjes, gjininë, titullin, numrin e dokumentit të identitetit, numrin personal, dhe nëse shtetas i huaj, të dhënat e lejes sipas ligjit për të huajt.
- 2. Të dhëna kontakti, përfshi adresën e shtëpisë dhe adresën e postës elektronike, numrin e telefonit (celular dhe fiks, nëse ka), detajet e kontaktit të të afërmve ose miqve për kontakte emergjence.
- 3. Statusi familjar, duke përfshirë gjendjen civile, fëmijët ose personat në ngarkim të drejtpërdrejtë, emrin dhe datën tyre të lindjes.
- 4. Të dhënat e profilit, duke përfshirë arsimin, shkollimin dhe formimin profesional, certifikatat profesionale, kurset e përfunduara të trajnimit për arsimim dhe kualifikim të mëtejshëm, diploma, aftësi gjuhësore, kualifikime të tjera si të ndihmës së shpejtë ose të ngjashme.
- 5. Të dhënat bankare (bankë, nr. llogarie dhe IBAN) për kreditimin e pagave.
- 6. Të dhëna në lidhje me shëndetin, për aq sa është e nevojshme për përmbushjen nga punëdhënësi të detyrimeve ligjore sipas legjislacionit të fushës së punësimit, të sigurimeve shoqërore/shëndetësore, dhe mbrojtjes sociale dhe/ose ligjeve të tjera specifike, të dhëna për lejet për arsye shëndetësore, lejet e tjera sipas ligjit, aksidentet në vendin e punës, ose informacionin e nevojshëm për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punonjësve në mjedisin e punës, duke përfshirë dokumentet përkatëse për njoftimin dhe dhënien e lejes së barrëlidhjes, për paaftësi, aksidente, pensione dhe për rrethanat e tjera të përcaktuara, regjistrin e aksidenteve, të dhënat e ndihmës së parë.
- 7. Kopje e dokumentacionit, duke përfshirë CV-të, dokumentet e aplikimit për punësim dhe dokumente të tjera që lidhen me sa më sipër, duke përfshirë kopjet e diplomave, certifikatat profesionale, licensat profesionale, letrat rekomanduese dhe vërtetimet e punëdhënësve të mëparshëm, vlerësimet, bonuset, promovimet, trajnimet, lejet për shkollim, duke përfshirë, nëse shtetas i huaj, kopjet e lejeve sipas ligjit për të huajt, fotografia e juaj (p.sh. fotografia e aplikimit, foto e kartës së identitetit të punonjësit).
- 8. Të dhënat e kontratës dhe të dhëna të tjera organizative, përfshi llojin e marrëdhënies, titullin e punës, klasifikimin e shkallës së pagave, fillimin/mbarimin e marrëdhënies, mbikëqyrësin, vendndodhjen, nivelin e menaxhimit, nënshkrimin, paga dhe të dhënat e pagesës, përfshi pagën bazë, përbërësit e pagës së ndryshueshme, bonuset, datat e pagesës, nivelin tatimor, të dhënat e listë pagesave.
- 9. Të dhënat e punës dhe të performancës, orari, mungesat, lejet, pushimet, udhëtimet dhe koha e udhëtimit, kontributet në sigurime, koha e pushimit (me ose pa pagesë) duke përfshirë analizat, vlerësimet e performancës, tërheqjet e vëmendjes, marrëveshjet e objektivave të synuar, informacionin mbi performancën e punës.
- 10. Përdorimi dhe autorizimet për resurset e punëdhënësit, përfshi të drejtat e aksesit, targat e automjeteve në përdorim, mbi përdorimin e automjeteve të shoqërisë /pooling (nëse ka), pajisjet e vendit të punës, burimet materiale të shpenzuara dhe pronën e përdorur të punëdhënësit, të drejtat e aksesit në sistemet e IT-së dhe proceset, të dhënat e hyrjes për sistemeve të komunikimit dhe IT-së.
- 11. Pamjet e regjistruara përmes sistemit të monitorimit “CCTV” dhe/ose informacione të tjera të marra përmes mjeteve elektronike, si p.sh. të dhënat e kartave të aksesit me rrëshqitje.
- 12. Kur është e zbatueshme, fotografi dhe video të materialeve audiovizual në lidhje me punëmarrësin, në kontekstin e ngjarjeve sociale dhe/ose aktiviteteve promovuese të punëdhënësit.
Në lidhje me praktikantët dhe kursantët, përpunohet vetëm ajo pjesë e të dhënave personale si më sipër, në masën që lidhet me rrethanat e marrëdhënies dhe për aq sa është e nevojshme për të menaxhuar marrëdhëniet e praktikës dhe/ose kursit.
4.1 (b) Mbledhja e të dhënave personale
Të dhënat personale të mësipërme sipas pikave nga 1 deri në 7 jepen nga ju. Ju duhet të siguroheni se të dhënat që na jepni janë të sakta dhe t’i përditësoni ato në mënyrë që të jenë të plota dhe të sakta gjatë përpunimit të tyre. E njëjta gjë vlen edhe për të dhënat e tjera që mund të na jepni.
Paraqitja e dhënave personale është një kërkesë e nevojshme për lidhjen dhe zbatimin e kontratës. Nëse refuzoni të jepni të dhënat personale që janë të nevojshme për lidhjen e një kontrate me ne, ne nuk do të jemi në gjendje të lidhim një kontratë me ju.
Të dhëna të tjera personale, të tilla si ato që lidhen me menaxhimin dhe vlerësimin e marrëdhënies në vazhdim, mblidhen nga ne në mënyrë të pavarur. Kjo përfshin pamjet CCTV nga sistemet tona.
Të dhëna të tjera personale që mund të mblidhen nga ne, përfshijnë, fotografi dhe video të materialit audiovizual në lidhje me punonjësin, në kontekstin e ngjarjeve sociale dhe/ose aktiviteteve promovuese.
Në rrethana të caktuara, disa të dhëna personale, si informacione për periudhat e paaftësisë, mund të merren nga organe të tjera për shkak të kërkesave ligjore, si organet tatimore dhe/ose instituti i sigurimeve shoqërore/shëndetësore. Ne mund të marrim të dhëna edhe nga palët e treta (p.sh. mjeku I ndërmarrjes, punëdhënësit e mëparshëm, ofruesit e verifikimit të sigurisë, agjencitë e rekrutimit etj.). Këto të dhëna përpunohen sipas kësaj deklarate të privatësisë.
4.1 (c) Baza ligjore e përpunimit të të dhënave
Ne e justifikojmë përpunimin e të dhënave personale mbi bazën e:
- Nenit 7(1)(b) të LMD-së, që konsiston në nevojën për përmbushjen e një kontrate, ku ju jeni palë, ose për marrjen e hapave të nevojshme, sipas kërkesës tuaj, që i paraprijnë lidhjes së një kontrate me ne.
- Nenit 7(1)(c) të LMD-së, që konsiston në nevojën për përmbushjen e një detyrimi ligjor që është i zbatueshem për ne (p.sh. sipas legjislacionit të fushës së punësimit, asaj tatimore, të sigurimeve shoqërore / shëndetësore, dhe legjislacionin e mbrojtjes sociale).
- Nenit 7(1)(dh) të LMD-së, që konsiston në interesin tonë të ligjshëm, për shembull për ushtrimin e të drejtave, ngritjen ose mbrojtjen e padive, interesa që nuk mbizotërohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave, të cilat kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale.
Ne në përgjithësi ne nuk mbështetemi tek pëlqimi si bazë ligjore kryesore. Megjithatë, ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj të shprehur, nëse:
- Nuk mund të mbështesim përpunimin në një bazë tjetër ligjore.
- Na duhet të përpunojmë të dhëna personale për qëllime që shkojnë përtej qëllimit fillestar të mbledhjes së të dhënave.
- Parashikime specifike ligjore kërkojnë marrjen e pëlqimit tuaj.
Në rastet kur përpunimi bazohet në pëlqim, sipas Nenit 7(1)(a) të LMD-së, ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, megjithatë kjo nuk do të ndikojë në përpunimin që ka ndodhur para tërheqjes
Ne e justifikojmë përpunimin e të dhënave sensitive mbi bazën e:
- Nenit 9, pika 2 b) të LMD-së, që konsiston në nevojën për ushtrimin e të drejtave ose përmbushjes së detyrimeve sipas legjislacionit të fushës së punësimit, të sigurimeve shoqërore / shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale (p.sh. komunikimi i të dhënave tek instituti i sigurimeve shoqërore/shëndetësore, përcaktimi dhe regjistrimi i paaftësisë etj.), brenda objektit të marrëdhënies së punës.
- Nenit 9, pika 2 ë) të LMD-së që konsiston në nevojën për vlerësimin e aftësisë tuaj në punë,
- Nenit 9(2)(a) të LMD-së, që konsiston në pëlqimin tuaj të shprehur, i cili jepet në momentin e mbledhjes së të dhënave sensitive, dhe që mund të tërhiqet në çdo moment (p.sh. për qëllime të përfshirjes tuaj në skema vullnetare të zbatuara nga punëdhënësi, p.sh. sigurim shëndetësor, pensione vullnetare etj.).
4.1 (d) Qëllimi i përpunimit të të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale në kontekstin e menaxhimit të burimeve njerëzore kryhet për qëllimet e mëposhtme:
Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave tuaja personale është menaxhimi dhe përmbushja e kontratës së punës, praktikës apo trajnimit me ju, ose për të ndërmarrë hapa përpara lidhjes së kësaj kontrate.
Pasi të krijohet një marrëdhënie kontraktore, përpunimi i të dhënave tuaja personale bëhet gjithashtu për të përmbushur detyrimet ligjore që ne në cilësinë e punëdhënësit i nënshtrohemi sipas legjislacionit të fushës së punësimit, sigurimeve shoqërore/shëndetësore dhe mbrojtjes sociale, të tilla si, pa kufizim, deklarimit i punëmarrësve, i listëpagesave, mbajta e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi dhe e kontributeve të detyrueshme, vërtetimi i përmbushjes së kërkesave ligjore në kuadër dhe për t’ju përgjigjur kërkesave të inspektimit të punës, duke përfshirë, pa kufizim, detyrimet për të ruajtur të dhënat e personelit, etj.
Kjo mund të përfshijë gjithashtu përpunimin e të dhënave tuaja sensitive, p.sh. komunikimi i të dhënave tek instituti i sigurimeve shoqërore/shëndetësore, përcaktimi dhe regjistrimi i paaftësisë etj., brenda marrëdhënies së punës, ose për vlerësimin e aftësisë tuaj në punë. Te dhënat tuaja sensitive mund të përpunohen gjithashtu mbi bazën e pëlqimit tuaj, në rast të përfshirjes tuaj në skema vullnetare të zbatuara nga punëdhënësi, p.sh. sigurim shëndetësor, pensione vullnetare etj.
Gjithashtu, përpunimi i të dhënave tuaja kryhet në masën e nevojshme për Mbrojtjen e interesave tona të ligjshme, lidhur me ushtrimin e të drejtave tona, ngritjen ose mbrojtjen e padive përpara gjykatës ose autoriteteve publike sipas ligjeve përkatëse, për të mbrojtur pasurinë tonë nga vjedhja, dëmtimi apo veprime të tjera të paligjshme, për të vlerësuar ankesa, perëndime apo çështje disiplinore të pretenduara, apo për menaxhimin e incidenteve, për të parandaluar apo zbutur pasojat e veprimeve të paligjshme në aktivitetin tonë, përfshi raportimin, sipas ligjit, të këtyre veprimeve tek autoritetet ligj zbatuese, si dhe duke ruajtur provat në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.
Ky përpunim realizohet në masën që interesat tona nuk mbizotërohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave, të cilat kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale.
4.1 (e) Periudha e ruajtjes së të dhënave
Të dhënat e përpunuara lidhur kontekstin e menaxhimit të burimeve njerëzore, do të ruhen për sa kohë që do të ketë një marrëdhënie kontraktore mes nesh.
Pas përfundimit të marrëdhënies kontraktore, do të ruhen vetëm të dhënat personale që kërkohen të ruhen sipas ligjit (për aq sa zbatohet), dhe pjesa tjetër do të fshihet.
Gjatë periudhave të ruajtjes ligjore, ne do të ruajmë pjesën e nevojshme të të dhënave (nëse ndonjë ju identifikon ose është në gjendje t’ju identifikojë), për aq kohë që ligji na detyron të ruajmë të dhëna për qëllime financiare dhe ose tatimore (si p.sh. afati ligjor sipas Ligjit për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare është 10 vjet; afati ligjor sipas Ligjit të Procedurave Tatimore është 5 vjet). Informacione të hollësishme mbi procesin e asgjësimit të të dhënave mund të gjenden në Dokumentacionin e asgjësimit
Të dhënat personale mund të ruhen gjithashtu, nëse dhe në masën që parashikohet në Paragrafin 9.
4.1 (f) Marrësit e të dhënave
Përtej kategorive të marrësve të parashikuar në Paragrafin 8, në lidhje me përmbushjen e detyrimeve kontraktore dhe/ose për të ofruar përfitimet përkatëse për stafin, të dhënat tuaja mund t’i jepen, sipas rrethanave, dhe në masën e nevojshme, marrësve vijues:
- bankës së punëmarrësit, ofruesit e shërbimeve të transportit dhe/ose të hotelerisë, administruesit e skemave të sigurimeve shëndetësore dhe/ose të pensioneve vullnetare, ofruesit e shërbimeve të trajnimit dhe edukimit të mëtejshëm etj.
4.2. Përpunimi në kontekstin e “aplikimeve për punësim, përfshi lidhur me praktika apo trajnime”
4.2 (a) Të dhënat personale që përpunohen
Kur ju aplikoni për pozicione të mundshme pranë nesh sipas një njoftimi për punësim, ne do të përpunojmë të dhënat personale vijuese, të cilat na nevojiten për të vlerësuar kërkesën tuaj dhe/ose për t’ju kontraktuar për këtë qëllim:
- Informacioni i kontaktit: emri, mbiemri, adresa, numri i celularit, adresa email;
- Të dhëna për profilin e aplikantit: të dhëna personale që mund të përfshijë Curriculum Vitae, ndër të tjera, historikun akademik, përvojën në punë, si dhe çdo informacion tjetër që është i rëndësishëm për procesin e përzgjedhjes.
Këto të dhëna jepen nga ju mbi baza vullnetare; ato nuk janë as të parashikuara ligjërisht, as mbi bazën e ndonjë kontrate. Megjithatë, nëse nuk i jepni këto të dhëna, ne nuk do të jemi në gjendje të përpunojë aplikimin tuaj dhe/ose të lidhur një kontratë ju.
4.2 (b) Baza ligjore e përpunimit të të dhënave
Ne e justifikojmë përpunimin e të dhënave personale mbi bazën e:
- Nenit 7(1)(b) të LMD, që konsiston në nevojën për përmbushjen e një kontrate, ku ju jeni palë, ose për marrjen e hapave të nevojshme, sipas kërkesës tuaj, që i paraprijnë lidhjes së një kontrate me ne.
- Nenit 7(1)(a) të LMD, që konsiston në pëlqimin tuaj të shprehur, i cili jepet në momentin e paraqitjes së aplikimit, dhe që mund të tërhiqet në çdo moment, sa i përket ruajtjes së të dhënave tuaja për vlerësimin e profilit lidhur me plozione të ardhshme pune.
4.2 (c) Qëllimi i përpunimit të të dhënave
Përpunimi i të dhënave personale që na jepni kur aplikoni për pozicione të mundshme pranë nesh, kryhet për qëllimet e mëposhtme:
- për të vlerësuar profilin tuaj si kandidat, për të marrë dhe menaxhuar informacionet, të dhënat dhe dokumente të vëna në dispozicion lidhur me aplikimin tuaj.
- për t’ju kontaktuar dhe për të kërkuar/dhënë informacione, pyetje, komente apo opinione në kuadër të aplikimit tuaj, dhe/ose lidhur me vende të tjera vakante pranë nesh.
- nëse aplikimi juaj nuk përfundon me sukses, për vlerësimin e ardhshëm të profilit tuaj lidhur me pozicione të tjera të pune të mundshme, dhe për t’ ju kontaktuar në lidhje me to.
Të dhënat personale që përpunohen nuk do t’i nënshtrohen vendimmarrjes automatike dhe/ose profilizimit.
4.2 (d) Periudha e ruajtjes
Si rregull, të dhënat personale që na jepni kur aplikoni për pozicione të mundshme pranë nesh, për periudhën e nevojshëm për të vlerësuar profilin tuaj.
Të dhënat tuaja do të fshihen në rastin kur nuk është më e nevojshme mbajtja e tyre për qëllimet e parashikuara, por në çdo rast nuk do të mbahen për një kohëzgjatje më të gjatë se 12 muaj.
5. Mbledhja e të dhënave personale
Detajet e një apo më shumë nga kontekstet e veprimtarive të përpunimit sipas Paragrafit 4, përcaktojnë nëse të dhënat personale jepen nga subjekti i të dhënave apo mblidhen pa bashkëpunimin e subjektit të të dhënave, në të cilin rast jepet informacion edhe mbi burimin e të dhënave. Këto detaje gjithashtu sqarojnë nëse dhënia e të dhënave personale është një detyrim që buron nga ligji, nga kushtet e kontratës apo kërkohet për të lidhur një kontratë, si dhe pasojat e mundshme nga mosdhënia e këtyre të dhënave.
6. Përgjegjësia e subjektit së të dhënave
Kur ju na jepni të dhënat tuaja personale, është përgjegjësia juaj të siguroni se informacioni dhe të dhënat personale që na jepni janë të sakta të vërteta, të plota dhe të përditësuara. Në këto raste, gjithashtu ju deklaroni nën përgjegjësinë tuaj se jeni në moshë madhore, apo se kujdestari ligjor ka dhënë autorizimin.
Ju nuk duhet të na jepni të dhëna personale për palë të treta, përveçse se kur kjo bazohet në një interes të ligjshëm, si p.sh. nevoja për të kontaktuar të afërmit tuaj për raste emergjence, si dhe janë marrë masat e duhura për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshëm të këtyre palëve të treta. Në këto rrethana, ju jeni përgjegjës për të informuar këto palë të treta, dhe, nëse kjo është e nevojshme, për të marrë pëlqimin e tyre.
7. Profilizimi dhe vendimmarrja automatike
Të dhënat personale që përpunohen nuk do t’i nënshtrohen vendimmarrjes automatike dhe/ose profilizimit.
8. Marrësit e të dhënave
Në rrethana të caktuara, ne mund të transmetojmë dhe ndajmë të dhënat personale me palë të brendshme ose palë të treta të jashtme, për qëllime përpunimit, dhe/ose në bazë të interesit tonë të ligjshëm dhe sipas urdhrave dhe instruksioneve tona.
- palët e brendshme mund të përfshijnë shoqëritë tona mëmë, VERBUND Hydro Power GmbH, Europaplatz 2, Vjenë, Austri dhe EVN Naturkraft GmbH, EVN Platz 1, Maria Enzersdorf, Austri dhe Ashta Beteiligungsverwaltung GmbH, Am Hof 6a, 1010 Vjenë, Austri apo shoqëri të tjera të kontrolluara, direkt ose indirekt, nga VERBUND AG, Am Hof 6a, Vjenë, Austri (the “VERBUND Group”);
- palët e treta të jashtme mund të përfshijnë ofrues së shërbimeve IT, auditorët apo kontabilistët, siguruesit në rast të një ngjarje të mbuluar nga sigurimi, përfaqësuesit ligjorë sipas nevojës, kontabilistë, kontrollues, etj.
Punonjësit tanë, punonjësit e shoqërive të tjera të grupit që kanë akses në të dhënat personale apo të palëve të jashtme që përpunojnë të dhëna për llogarinë tonë, nënshkruajnë dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar ruajtjen e konfidencialitetit sipas kërkesave të LMD-së.
Ndarja e të dhënave tuaja personale me palë të tjera të jashtme do të justifikohet në mënyrë të përshtatshme në bazë të interesit tonë të ligjshëm, përmbushjes së detyrimit ligjor ose për të ekzekutuar urdhrin dhe udhëzimin tuaj (p.sh. për kryerjen e një pagese). Lidhur me këto palët të tjera të jashtme, ne do të ndajmë vetëm atë pjesë të të dhënave që është relevante dhe e nevojshme për t’u ndarë për qëllimin përkatës. Ne do të sigurohemi që përpara se të ndahen të dhënave tuaja, këto palë të jashtme, sipas rrethanave, të informohen mbi kushtet e konfidencialitetit që duhen zbatuar sipas qëllimit të ndarjes, dhe/ose marrin masa të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave tuaja.
Ne mund të transmetojmë gjithashtu të dhënat personale, në masën e kërkuar nga ligji, tek autoritetet dhe organe publike (si p.sh. organet tatimore, instituti i sigurimeve shoqërore/shëndetësore, autoritetet ligj zbatuese, prokuroria, gjykata, etj.)
9. Afati i ruajtjes
Të dhënat tuaja do të ruhen për periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimit e kontekstit përkatës të veprimtarisë së përpunimit.
Detajet e mësipërme të secilit kontekst të veprimtarive të përpunimit sqarojnë periudhën e parashikuar të ruajtjes së të dhënave ose, nëse kjo nuk është e mundur, kriteret e për të përcaktuar këtë periudhë.
Në rrethana të posaçme, si p.sh për menaxhimin e mosmarrëveshjeve ligjore apo për të përmbushur kërkesat e tjera të detyrueshme ligjore, disa të dhëna mund të ruhen përtej periudhës së përcaktuar.
Në përcaktimin e këtyre periudhave më të gjata të ruajtjes, ne do të identifikojmë me kujdes ato pjesë të posaçme të të dhënave që nevojiten të ruhen për arritjen e qëllimin përkatës, dhe nëse kërkohet ruajta e mëtejshme, ne do synojmë t’i ruajmë të dhënat personale për afatin më të shkurtër të nevojshëm, duke respektuar çdo kufizim kohor të përcaktuar me ligj apo çdo afat parashkrimi për mosmarrëveshje ligjore.
10. Transferimet ndërkombëtare
Duke qenë se disa nga marrësit e të dhënave (kryesisht VERBUND) mund të jenë të vendosur në vende të treta, mundet që përpunimi i të dhënave personale të përfshijë transferime ndërkombëtare, rast në të cilin ne do të sigurohemi që transferimi ndërkombëtar, përfshirë transferimet e mundshme të mëtejshme, të kryhet vetëm në juridiksione që garantojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtje, në përputhje me Nenin 40 të LMD-së, ose në mungesë, në përputhje me kushtet për transferimet ndërkombëtare, siç përcaktohet nga LMD-ja.
Ne zbatojmë masat e përshtatshme teknike e organizative, duke patur parasysh zhvillimet teknologjike, natyrën e të dhënave të ruajtura dhe rreziqet ndaj të cilave ato janë të ekspozuara, për të garantuar konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale, si dhe për të shmangur rrethanat që mund të sjellin ndryshim, humbje, shkatërrim, përpunimet ose akses të paautorizuar.
Përveç kësaj, të gjitha personat e ngarkuar me kryerjen e veprimeve të përpunimit të të dhënave nënshkruajnë kontratën përkatëse për të siguruar, sipas kërkesave të zbatueshme, që të respektohen rregullat e përpunimit të të dhënave personale.
Ju mund të na kontaktoni sipas Paragrafit 11 nëse dëshironi më shumë informacion mbi masat e përshtatshme të mbrojtjes.
11. Të drejtat e subjektit së të dhënave
Si rregull, ju keni të drejtat vijuese sipas LMD-së
- të drejtën për t’u informuar (Neni 13 i LMD-së) në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, e cila realizohet nga ne sipas kësaj deklarate privatësie.
- të drejtën e aksesit (Neni 14 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të marrë kopje të të dhënave që ne kemi në lidhje me ju.
- të drejtën e korrigjimit (Neni 15 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar korrigjimin e ndonjë gabimi në ose për të përditësuar të dhënat tuaja personale.
- të drejtën e fshirjes, përfshi të drejtën për t’u harruar (Neni 15 dhe 16 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar fshirjen e të dhënave tuaja në situata të caktuara.
- të drejtën e kufizimit (Neni 17 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar të kufizojmë përpunimin e të dhënave -në rrethana të caktuara
- të drejtën e transferueshmërisë (Neni 18 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar marrjen e dhënave personale që na keni dhënë, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga pajisjet dhe transferimin e tyre tek një kontrollues tjetër në situata të caktuara.
-
të drejtën për të kundërshtuar (Neni 19 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të kundërshtuar, në disa situata të caktuara, që ne të vijojmë të përpunojmë të dhënave tuaja personale.
- të drejtën për të mos ju nënshtruar vendimeve automatike (Neni 20 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar të mos marrim vendime ndaj jush, bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar.
Në rast se një ose më shumë kontekste të veprimtarive të përpunimit e identifikojnë pëlqimin tuaj si bazë të ligjshme për përpunimin përkatës, atëherë ju keni të drejtën e tërheqjes së pëlqimit (Neni 8(3) i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtë për të tërhequr, në çdo kohë, pëlqimin e dhënë më parë, me kusht që tërheqja e pëlqimit nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit bazuar mbi këtë pëlqim, përpara tërheqjes.
Ju informojmë gjithashtu se, në rrethana të caktuara, të drejtat tuaja mund të kufizohen me ligj, në përputhje me parashikimet e Nenit 21 të LMD-së.
Për të ushtruar këto të drejta, ju lutemi të na kontaktoni si vijon:
Adresa email: office@energji-ashta.al
Për të parandaluar akses të paautorizuar, ne do të kërkojmë prova të identitetit tuaj përpara se të japim ndonjë informacion lidhur me të dhënat personale.
Si rregull, ne nuk do t’ju ngarkojmë asnjë kosto për ushtrimin e të drejtave tuaja. Nëse kërkesat tuaja janë qartësisht të pabazuara ose të tepruara, veçanërisht për shkak të karakterit të tyre të përsëritur, ne mund t’ju ngarkojmë një tarifë të arsyeshme, duke marrë parasysh kostot administrative për dhënien e informacionit ose të komunikimin, ose mund të refuzojmë të veprojmë sipas kërkesës tuaj.
12. Paraqitja e ankesave
Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja shkel kërkesat e LMD, apo pretendoni se ushtrimi i të drejtave tuaja është cenuar, ju mund të paraqisni një ankesë pranë:
Autoriteti Shqiptar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5,
Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri
E-mail: info@idp.al
https://idp.al
13. Përditësimet
Ne mund të përditësojmë në çdo kohë këtë deklaratë privatësie, përfshi detajet e një apo më shumë nga kontekstet e veprimtarive të përpunimit që mbulohen prej kësaj deklarate privatësie. Këto përditësime mund të jenë të nevojshme, por jo domosdoshmërisht, për t’ju përmbajtur ndryshimeve rregullatore, rekomandimeve nga autoritetet kompetente ose për të adresuar ndryshime që ne bëjmë në përpunimin e të dhënave personale.
Sa herë që bëjmë përditësime, versioni më i fundit i deklaratës sonë të privatësisë mund të konsultohet në faqen tonë të internetit www.energji-ashta.al

