Deklarata e privatësisë: CCTV, vizitorëve

Lidhur me përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e regjistrimeve CCTV dhe të regjistrimit të vizitorëve tek Energji Ashta Shpk.

1. Hyrje

Ky dokument (në vijim i referuar si “deklarata e privatësisë”) përcakton bazat si dhe kushtet dhe afatet e zbatuara nga Energji Ashta Shpk. në lidhje me mbledhjen, përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të individëve.

Kjo deklaratë privatësie bëhet sipas Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, siç ai mund të ndryshohet herë pas here (në vijim “Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave” ose “LMD”), dhe synon të japë informacionin e nevojshëm sipas nenit 13 të LMD-së, për individët (në vijim “ju”, “tuaj”, ose “subjekti i të dhënave”), të dhënat personale të të cilëve përpunohen në kontekstin e veprimtarive të përpunimit të listuara më poshtë në këtë dokument.

Nëse nuk parashikohet ndryshe, termat e përdorur në këtë deklaratë privatësie do të kenë të njëjtin kuptim me kenë kuptimin që u jepet sipas përcaktimeve të LDM-së.

2. Emri dhe adresa e Kontrolluesit së të Dhënave

Pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale sipas kësaj deklaratë privatësie, është:

Emri: Energji Ashta Shpk.
NUIS: K82417005V
Adresa: Hidrocentrali i Ashtës, fshati Spatharë, Bushat, Bashkia Vau i Dejës, Qarku Shkodër, Shqipëri
Adresa email: office@energji-ashta.al
(në vijim “ne”, “tona” ose “kontrolluesi”)

3. Fusha e zbatimit

Kjo deklaratë privatësie zbatohet në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të subjekteve të të dhënave, në kontekstin e veprimtarive vijuese të përpunimit:

  • përdorimi i sistemit të monitorimit televiziv me qark të mbyllur (“CCTV”); dhe
  • regjistrimi i vizitorëve.

Paragrafi 4 jep informacion të detajuar për përpunimin e të dhënave personale lidhur me secilin kontekst të veprimtarive të përpunimit.

4. Detajet e veprimtarive të përpunimit

Në masën që nuk parashikohet ndryshe në këtë Paragraf 4 për një kontekst të caktuar përpunimi, informacioni që jepet sipas Paragrafëve 5 deri 13 këtu më poshtë vlen për secilin kontekst përpunimi].

4.1. Përpunimi në kontekstin e “regjistrimeve CCTV”

4.1 (a) Të dhënat personale që përpunohen

Kur ju hyni në ambientet e hidrocentralit tonë, sistemi i monitorimit CCTV do të regjistrojë automatikisht pamjen tuaj (imazhe fikse dhe lëvizëse) në zonat e vëzhgimit (pjesa e jashtme e hidrocentralit dhe brenda galerisë), duke ruajtur kohën, datën dhe vendndodhjen e pamjeve. Te gjitha kamerat CCTV nuk janë të pa afta të regjistrojnë zërin, që do të thotë se nuk ka zë të regjistruar.

Përtej ambienteve të godinës së centralit, ne gjithashtu monitorojmë me sistemin tonë CCTV edhe mjediset/asetet vijuese:

    • Perimetrin e rrethuar të zonës së hidrocentralit;
    • Zonën e nënstacionit të energjisë elektrike;
    • Zonën e digës së gomës nën urën e Spatharës;
    • Ura e kalimtareve pranë Ashta 2;
    • Zona e Site Camp, porta kryesore dhe ana e pasme;
    • Vetëm korridori ne Godinën e Shërbimit Ashta 1 dhe 2.

Për të mbrojtur të drejtat tuaja, janë marrë parasysh një sërë elementësh të lidhur me përdorimin e sistemit CCTV. Këto elemente përfshijnë:

    • vlerësimin e kujdesshëm të zonave që përzgjidhen për vëzhgim dhe të pozicionimit të kamerave;
    • kamerat janë të dukshme dhe vendosen në mënyrë të tillë që të sigurohet që ato të monitorojnë vetëm zonat e synuara të vëzhgimit (hyrjet kryesore, dyert e jashtme, digat, daljet e emergjences, diga e gomes dhe galerite);
    • tabelat njoftuese janë afishuar në mënyrë të dukshme në zonat e vëzhgimit, që të gjithë të jenë të vetëdijshëm se po hyjnë në një ambient që mbulohet nga kamera;
    • Përdorimi i sistemit CCTV nuk duhet të ndërhyjë në sferën private të individëve, çka do të thotë se zonat e vëzhgimit nuk do të përfshijnë tualetet apo ambiente të tjera të ngjashme; kamerat nuk duhet të regjistrojnë audiot.

4.1 (b) Baza ligjore e përpunimit të të dhënave

Ne e justifikojmë përpunimin e të dhënave personale mbi bazën e:

  • Nenit 7(1)(dh) të LMD, që konsiston në interesin tonë të ligjshëm për të menaxhuar dhe siguruar ambientet tona, pronën tonë, operacionet tona, si dhe të ofrojmë një mjedis të sigurt për stafin dhe vizitorët, interesa që nuk mbizotërohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave, të cilat kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale.

4.1 (c) Qëllimi i përpunimit të të dhënave

Përpunimi i të dhënave personale që regjistrohen nëpërmjet sistemit CCTV, kryhet për qëllimet e mëposhtme:

    • për të kontrolluar aksesin në ambientet tona dhe për të garantuar një mjedis të qetë, të sigurt e të monitoruar për stafin dhe vizitorët;
    • për të mbrojtur pasurinë tonë nga vjedhja, dëmtimi apo veprime të tjera të paligjshme, për të monitoruar ngjarje në ambientet dhe në asetet tona, vlerësuar ankesa, pretendime apo çështje disiplinore të pretenduara, apo për menaxhimin e incidenteve, për të mbrojtur të drejtat tona, përfshi kur është e nevojshme për paraqitjen ose mbrojtjen e një padie përpara gjykatës ose autoriteteve publike sipas ligjit;
    • për të parandaluar apo zbutur pasojat e veprimeve të paligjshme në ambientet tona, përfshi raportimin, sipas ligjit, të këtyre veprimeve tek autoritetet ligjzbatuese, si dhe duke ruajtur provat në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.

4.1 (d) Periudha e ruajtjes

Të dhënat e përpunuara lidhur me këtë kontekst, do të ruhen për një periudhë prej 72 orësh për të dhënat e CCTV dhe më pas do të fshihen në rastin kur nuk është më e nevojshme mbajtja e tyre për qëllimet e parashikuara.

Të dhënat personale mund të ruhen për periudha më të gjata, nëse dhe siç parashikohet në Paragrafin 9.

4.2. Përpunimi në kontekstin e “regjistrimit të vizitorëve”

4.2 (a) Të dhënat personale që përpunohen

Kur ju hyni në ambientet e hidrocentralit tonë si vizitor, ne do të mbledhim të dhënat personale që ju na jepni, të cilat së paku do të jenë vijueset:

  • Emrin dhe mbiemrin tuaj]
  • Detajet e dokumentit tuaj të identifikimit
  • Datën dhe orën e vizitës tuaj
  • Emri i shoqërisë

Këto të dhëna jepen nga ju mbi baza vullnetare; ato nuk janë as të parashikuara ligjërisht, as mbi bazën e ndonjë kontrate dhe as nuk kërkohen për të lidhur një kontratë me ne. Megjithatë, nëse nuk i jepni këto të dhëna, ne nuk do të jetë në gjendje t’ju pranojmë si vizitor në ambientet tona.

4.2 (b) Baza ligjore e përpunimit të të dhënave

Ne e justifikojmë përpunimin e të dhënave që na jepni kur ju hyni në ambientet tona si vizitor, mbi bazën e:

  • Nenit 7(1)(dh) të LMD, që konsiston në interesin tonë të ligjshëm për të menaxhuar dhe siguruar ambientet tona, interesa që nuk mbizotërohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave, të cilat kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale.

4.2 (c) Qëllimi i përpunimit të të dhënave personale

Përpunimi i të dhënave personale që na jepni kur ju hyni në ambientet tona si vizitor, kryhet për qëllimet e mëposhtme:

  • për të kontrolluar aksesin në ambientet tona dhe për të garantuar një mjedis të qetë, të sigurt e të monitoruar për stafin dhe vizitorët;
  • për të mbrojtur pasurinë tonë nga vjedhja, dëmtimi apo veprime të tjera të paligjshme, për të monitoruar ngjarje në ambientet tona, vlerësuar ankesa, pretendime apo çështje disiplinore të pretenduara, apo për menaxhimin e incidenteve, për të mbrojtur të drejtat tona, përfshi kur është e nevojshme për paraqitjen ose mbrojtjen e një padie përpara gjykatës ose autoriteteve publike sipas ligjit;
  • për të parandaluar apo zbutur pasojat e veprimeve të paligjshme në ambientet tona, përfshi raportimin, sipas ligjit, të këtyre veprimeve tek autoritetet ligjzbatuese, si dhe duke ruajtur provat në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.

4.2 (d) Periudha e ruajtjes

Të dhënat e përpunuara lidhur me këtë kontekst, do të ruhen për një periudhë prej dy muajsh, dhe do të fshihen në rastin kur nuk është më e nevojshme mbajtja e tyre për qëllimet e parashikuara.

Të dhënat personale mund të ruhen për periudha më të gjata, nëse dhe siç parashikohet në Paragrafin 9.

5. Mbledhja e të dhënave personale

Detajet e një apo më shumë nga kontekstet e veprimtarive të përpunimit sipas Paragrafit 4, përcaktojnë nëse të dhënat personale jepen nga subjekti i të dhënave apo mblidhen pa bashkëpunimin e subjektit të të dhënave, në të cilin rast jepet informacion edhe mbi burimin e të dhënave. Këto detaje gjithashtu sqarojnë nëse dhënia e të dhënave personale është një detyrim që buron nga ligji, nga kushtet e kontratës apo kërkohet për të lidhur një kontratë, si dhe pasojat e mundshme nga mosdhënia e këtyre të dhënave.

6. Përgjegjësia e subjektit së të dhënave

Kur ju na jepni të dhënat tuaja personale, është përgjegjësia juaj të siguroni se informacioni dhe të dhënat personale që na jepni janë të sakta të vërteta, të plota dhe të përditësuara. Në këto raste, gjithashtu ju deklaroni nën përgjegjësinë tuaj se jeni në moshë madhore, apo se kujdestari ligjor ka dhënë autorizimin.

Ju nuk duhet të na jepni të dhëna personale për palë të treta, përveçse kur kjo bazohet në një interes të ligjshëm (si p.sh. regjistrimi në grup i vizitorëve).

7. Profilizimi dhe vendimmarrja automatike

Të dhënat personale që përpunohen nuk do t’i nënshtrohen vendimmarrjes automatike dhe/ose profilizimit.

8. Marrësit e të dhënave

Në rrethana të caktuara, si p.sh. nëse ndodh ndonjë incident dhe të dhënat duhet të përdoren si provë, ne mund të transmetojmë dhe ndajmë të dhënat me palë të treta në bazë të interesit tonë të ligjshëm.

  • Palët e treta mund të përfshijnë siguruesit në rast të një ngjarje të mbuluar nga sigurimi, avokatët dhe përfaqësuesit ligjorë sipas nevojës, ofruesit e shërbimit të jashtëm (rojet), etj.

Ne mund të transmetojmë gjithashtu të dhënat, në masën e kërkuar nga ligji, tek autoritetet dhe organe publike (si p.sh. autoritetet ligjzbatuese, prokuroria, gjykata, etj.).

Punonjësit tanë që kanë akses në të dhënat personale nënshkruajnë dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar ruajtjen e konfidencialitetit sipas kërkesave të LMD-së. Ndarja e të dhënave me palët e treta bëhet mbi bazën e kushteve të konfidencialitetit të parashikuara me ligj apo sipas kontratave përkatëse.

9. Afati i ruajtjes

Të dhënat tuaja do të ruhen për periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimit të kontekstit përkatës të veprimtarisë së përpunimit.

Afati i ruajtjes do të jetë më i gjatë se afati i parashikuar në Paragrafin 4.1(d) apo 4.2(d) më sipër kur parashikohet me akt normativ/rregullator të posaçëm.

10. Transferimet ndërkombëtare

Duke qenë se disa nga marrësit mund të jenë të vendosur në vende të treta, mundet që përpunimi i të dhënave personale të përfshijë transferime ndërkombëtare, rast në të cilin ne do të sigurohemi që transferimi ndërkombëtar, përfshirë transferimet e mundshme të mëtejshme, të kryhet vetëm në juridiksione që garantojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtje, në përputhje me Nenin 40 të LMD-së, ose në mungesë, në përputhje me kushtet për transferimet ndërkombëtare, siç përcaktohet nga LMD-ja.

Do të zbatohen masat e përshtatshme teknike e organizative, duke patur parasysh zhvillimet teknologjike, natyrën e të dhënave të ruajtura dhe rreziqet ndaj të cilave ato janë të ekspozuara, për të garantuar konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale, si dhe për të shmangur rrethanat që mund të sjellin ndryshim, humbje, shkatërrim, përpunimet ose akses të paautorizuar.

Përveç kësaj, të gjitha personat e ngarkuar me kryerjen e veprimeve të përpunimit të të dhënave nënshkruajnë kontratën përkatëse për të siguruar, sipas kërkesave të zbatueshme, që të respektohen rregullat e përpunimit të të dhënave personale.

Ju mund të na kontaktoni sipas Paragrafit 11 nëse dëshironi më shumë informacion mbi masat e përshtatshme të mbrojtjes.

11. Të drejtat e subjektit së të dhënave

Si rregull, ju keni të drejtat vijuese sipas LMD-së:

  • të drejtën për t’u informuar (Neni 13 i LMD-së) në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, e cila realizohet nga ne sipas kësaj deklarate privatësie.
  • të drejtën e aksesit (Neni 14 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të marrë kopje të të dhënave që ne kemi në lidhje me ju.
  • të drejtën e korrigjimit (Neni 15 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar korrigjimin e ndonjë gabimi në ose për të përditësuar të dhënat tuaja personale.
  • të drejtën e fshirjes, përfshi të drejtën për t’u harruar (Neni 15 dhe 16 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar fshirjen e të dhënave tuaja në situata të caktuara.
  • të drejtën e kufizimit (Neni 17 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar të kufizojmë përpunimin e të dhënave -në rrethana të caktuara.
  • të drejtën e transferueshmërisë (Neni 18 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar marrjen e dhënave personale që na keni dhënë, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga pajisjet dhe transferimin e tyre tek një kontrollues tjetër në situata të caktuara.
  • të drejtën për të kundërshtuar (Neni 19 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të kundërshtuar, në disa situata të caktuara, që ne të vijojmë të përpunojmë të dhënave tuaja personale.

  • të drejtën për të mos ju nënshtruar vendimeve automatike (Neni 20 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar të mos marrim vendime ndaj jush, bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar.

Në rast se një ose më shumë kontekste të veprimtarive të përpunimit e identifikojnë pëlqimin tuaj si bazë të ligjshme për përpunimin përkatës, atëherë ju keni të drejtën e tërheqjes së pëlqimit (Neni 8(3) i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtë për të tërhequr, në çdo kohë, pëlqimin e dhënë më parë, me kusht që tërheqja e pëlqimit nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit bazuar mbi këtë pëlqim, përpara tërheqjes.

Ju informojmë gjithashtu se, në rrethana të caktuara, të drejtat tuaja mund të kufizohen me ligj, në përputhje me parashikimet e Nenit 21 të LMD-së.

Për të ushtruar këto të drejta, ju lutemi të na kontaktoni si vijon:

Adresa email: office@energji-ashta.al

Për të parandaluar akses të paautorizuar, ne do të kërkojmë prova të identitetit tuaj përpara se të japim ndonjë informacion lidhur me të dhënat personale.

Si rregull, ne nuk do t’ju ngarkojmë asnjë kosto për ushtrimin e të drejtave tuaja. Nëse kërkesat tuaja janë qartësisht të pabazuara ose të tepruara, veçanërisht për shkak të karakterit të tyre të përsëritur, ne mund t’ju ngarkojmë një tarifë të arsyeshme, duke marrë parasysh kostot administrative për dhënien e informacionit ose të komunikimin, ose mund të refuzojmë të veprojmë sipas kërkesës tuaj.

12. Paraqitja e ankesave

Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja shkel kërkesat e LMD, apo pretendoni se ushtrimi i të drejtave tuaja është cenuar, ju mund të paraqisni një ankesë pranë:

Autoriteti Shqiptar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5,
Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri
E-mail: info@idp.al
https://idp.al

13. Përditësimet

Ne mund të përditësojmë në çdo kohë këtë deklaratë privatësie, përfshi detajet e një apo më shumë nga kontekstet e veprimtarive të përpunimit që mbulohen prej kësaj deklarate privatësie. Këto përditësime mund të jenë të nevojshme, por jo domosdoshmërisht, për t’ju përmbajtur ndryshimeve rregullatore, rekomandimeve nga autoritetet kompetente ose për të adresuar ndryshime që ne bëjmë në përpunimin e të dhënave personale.

Sa herë që bëjmë përditësime të tilla, versionin në fuqi i deklaratës tonë të privatësisë do të gjendet pranë recepsionit tone. Një kopje mund të aksesohet edhe në internet www.energji-ashta.al , siç tregohet në tabelat përkatëse.