EVN

EVN është një kompani lider ndërkombëtare e listuar në bursë, me seli në Austrinë e Poshtme, provincën më të madhe federale të Austrisë. Duke u mbështetur në një infrastrukturë moderne dhe të avancuar, EVN furnizon tregun e saj vendas me energji elektrike, zgjidhje për karikimin e automjeteve elektrike, gaz natyror, ngrohje, internet dhe shërbime telekomunikacioni, furnizim me ujë të pijshëm, si dhe trajtim termik të mbetjeve.

Përdorimi i sistemeve të avancuara të ruajtjes së energjisë me bateri kontribuon gjithashtu në balancimin e ngarkesave të pikut dhe mbështet më tej sigurinë e furnizimit me energji.
Veprimtaria ndërkombëtare e EVN-së në sektorin e energjisë përfshin operimin e rrjeteve të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe furnizimin me energji të konsumatorëve fundorë në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut. Aktivitetet e saj jashtë Austrisë përfshijnë gjithashtu prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Shqipëri dhe Gjermani, prodhimin dhe furnizimin me energji termike për konsumatorët fundorë në Bullgari, si dhe operimin e rrjeteve të gazit në Kroaci.

Duke shfrytëzuar sinergjitë ndërmjet aktiviteteve të ndryshme të saj në Austri dhe në tregjet ndërkombëtare, EVN synon krijimin dhe rritjen e qëndrueshme të vlerës në dobi të klientëve, aksionarëve dhe punonjësve.
Parimet themelore që udhëheqin veprimtarinë e kompanisë janë garantimi i sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji, përdorimi i përgjegjshëm i burimeve natyrore, zhvillimi i një infrastrukture moderne dhe miqësore me mjedisin, si dhe pozicionimi i vazhdueshëm i EVN-së si një ofrues i shërbimeve me cilësi të lartë.
Provinca e Austrisë së Poshtme është aksionari shumicë i EVN-së, duke zotëruar 51% të aksioneve të kompanisë. Që nga viti 1990, 49% e aksioneve të EVN-së janë privatizuar dhe kompania është e listuar në Bursën e Vjenës.
Për më shumë informacione ju lutem vizitoni: www.evn.at.