Ceremonia e Inaugurimit

E hënë, 25 Maj 2009 shënon për Verbundin dhe projekt-kompaninë “Energji Ashta sh.p.k”ceremoninë e inaugurimit të ndërtimit të hidrocentrali me kapacitet më se 50 MW në Ashtë, në veri të Shqipërisë, në afërsi të qyetit të katërt për nga madhësia të vendit, Shkodrës. Duke filluar nga viti 2012 hidrocentrali i Ashtës do të sigurojë energji elektrike për 100,000 familje shqiptare. Në të njëjtën kohë Verbund çel zyrën e saj përfaqësuese në Tiranë.

Mjedis i qëndrueshëm

Për sa i përket nevojës për energji, Shqipëria paraqitet si një vend në zhvillim. Kështu sipas studimit më të fundit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vienë megjithë situatën relativisht të vështirë ekonomike është parashikuar një normë rritjeje ekonomike prej 3% për vitin 2009, 4% për vitin 2010 dhe 6% për vitin 2011, shifra këto që qëndrojnë dukshëm mbi ato të vendeve të tjera të rajonit. Në të njëjtën kohë parashikohet edhe një rritje e konsumit të energjisë me 4% deri në vitin 2020.

Edhe sot Shqipëria ka nevojë urgjente për më shumë kapacitete prodhuese (aktualisht 1, 5 GW) në mënyrë që të reduktojë importet e energjisë (2008: 2, 5 TWh).

"Ashta përbën një sfidë domethënëse për industrinë e energjetikës. Zgjidhja teknologjike e hartuar me partnerët tanë është një risi origjinale. Për herë të parë në Evropë teknologjia e Hydro-Matrix do të zbatohet në një shkallë të gjerë,” thekson Christian Kern, Anëtar i Bordit Menaxhues të Verbund, përgjegjës për projektin.

"Një zhvillim i ndjeshëm ekonomik i rajonit ku do të ndërtohet ky HEC nuk do të ishte i mundur me metoda klasike. Energji e pastër dhe teknologji novatore janë ato që i dhanë Verbund-it përparësi gjatë procesit tenderues," shpjegon Kern mbi arsyet që e çuan Verbundin në fitimin e tenderit.

Nxitje për rajonin

Me një kapacitet të instaluar prej më se 50 MW-ësh, HEC-i i Ashtës do të gjenerojë elektricitet për 100,000 familje shqiptare duke filluar nga viti 2012. Më tej, ky projekt do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës, duke i dhënë rajonit dhe vendit një shtysë pozitive ekonomike. HEC-i i Ashtës do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe do të ndihmojë në reduktimin e varësisë së furnzimit të vendit me energji nga importet.

Vlera e investuar në këtë projekt është 200 milionë Euro dhe projekti është konceptuar të jetë i padëmshëm ndaj ambientit duke mos prodhuar mbetje.

Në fund të periudhës koncesionare 35-vjeçare, Ashta do t’i dorëzohet Republikës së Shqipërisë. Procedurat formale në Shqipëri janë të ngjashme me ato në Austri; Verbund ka vendosur se për projektin do të aplikohen të njëjtat standarde si në Austri.

Ritëm i shpejtë

Ministria shqiptare e Mjedisit ka konfirmuar përputhshmërinë mjedisore për Verbund-in më 30 prill të vitit 2009. Leja e sheshit të ndërtimit është lëshuar gjithashtu. Leja Energjetike është marrë më 29 dhjetor 2009 ndërsa Leja e Ndërtimit është lëshuar më 14 Janar 2010. Me këtë të fundit, 100% e lejeve të nevojshme nga autoritetet përkatëse janë lëshuar brenda afateve të parashikuara.

“Dinamika e këtij vendi është me të vërtetë mbresëlënëse. Në Shqipëri po vendosen standarde të reja për sa i përket kohës dhe bashkëpunimit. Brenda gjysmës së kohës së parashikuar kemi arritur të drejtojmë tërësinë e planifikimit dhe kemi siguruar të gjitha lejet pa kompromentuar ndonjë nga kërkesat tona për cilësi”– u shpreh Christian Kern. Falë bashkëpunimit mjaft të mirë me autoritetet shqiptare dhe partnerët, inaugurimi i nisjes së punimeve u krye në kohë rekord me prezencën e kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Ekonomisë Genc Ruli dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn