Hidrocentrali i Ashtës prodhon rreth 240 milionë kilovat/orë energji elektrike në vit. Rreth 100,000 familje shqiptare furnizohen me energji elektrike nga burime të rinovueshme.
Hidrocentrali i Ashtës është i ndarë në dy pjesë: energjia elekrike prodhohet fillimisht në Ashta I, ku tre dekada më parë është ndërtuar rezervuari i Spatharës dhe sistemi i vogël i vaditjes për sektorin bujqësor. Energjia elektrike prodhohet në një shkallë të dytë të HEC, saktesisht tek Ashta 2 – e cila ndodhet 5 km pas bjefit të poshtëm të Ashta 1. Dy godinat e HEC lidhen me njëra tjetrën nëpërmjet një kanali derivacioni. Kapaciteti i plotë i të dy HEC-eve (Ashta 1 & Ashta 2) është 53 MW.
Aspekti më i veçantë i këtij hidrocentrali është përdorimi i turbinave HydroMatrix®.
Ky hidrocentral është më i madhi i këtij lloji në botë për nga numri i turbinave të instaluara.
Teknologjia matrix – e bazuar në turbina të vogla përafërsisht me madhësinë e një kabine telefonike – mundëson një shfrytëzim veçanërisht efikas të energjisë hidrike dhe është projektuar posaçërisht për prurje të ulëta.
Hidrocentrali i Ashtës ndryshon nga një hidrocentral konvencional i rrjedhës së lirë sepse në thelb përdor një numër më të madh turbinash. Në secilin stacion gjenerues janë instaluar 45 turbina, të cilat janë montuar dhe transportuar të gatshme në kantier për montim.
Energji Ashta Shpk u krijua si një shoqëri e veçantë për ndërtimin, shfrytëzimin dhe financimin e HEC-it të Ashtës.
HEC-i përmirëson sigurinë e furnizimit në Shqipëri dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin varësisë së vendit nga importet e energjisë elektrike. HEC-i është projektuar ne përputhje me normat mjedisore dhe nuk emeton mbetje në mjedis. Në fund të periudhës 35-vjeçare të koncesionit HEC-i do t’i kthehet shtetit shqiptar
Ndërtimi i HEC-it të Ashtës bazohet në eksperimentet e modeleve të ujit dhe nuk ndikon në nivelin e ujit të rezervuarit egzistues.
Projekti i Ashtës është zhvilluar bazuar në Mekanizmin për Zhvillimi të Pastër në Kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Duke qenë një projekt hidroenergjetik, ai nuk emeton CO2 në atmosferë gjatë shfrytëzimit, duke kursyer kështu rreth 114.000 tonë CO2 në vit.