Historia Jonë

Nga koncepti në zbatim

Zhvillimi i HEC Ashta përfaqëson një model ekselence në menaxhimin e projekteve të infrastrukturës strategjike dhe energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Që nga shpallja e tenderit ndërkombëtar në vitin 2008, ecuria e projektit dëshmon një bashkëpunim institucional të ngushtë dhe një planifikim rigoroz inxhinierik e ligjor. Kjo kronologji pasqyron të gjitha etapat kyçe, nga përzgjedhja e konceptit novator dhe sigurimi i licencave mjedisore e urbanistike, deri te themelimi i projekt-kompanisë dhe nënshkrimi i marrëveshjeve teknologjike, duke garantuar kalimin e suksesshëm dhe të shpejtë nga faza konceptuale në zbatimin zyrtar të punimeve në terren.

Historiku

Janar 2008

Qeveria Shqiptare hap tender të ri për projektin.

Korrik 2008

Verbund-i fiton tenderin me konceptin e tij novator.

Shtator 2008

Nënshkruhet marrëveshja koncesionare për projektin e hidrocentralit të Ashtës mes Verbund-it dhe METE (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës)

Tetor 2008

Fillimi i analizave për fazën parapërgatitore të projektit dhe marrjen e lejeve

Dhjetor 2008

Themelimi i projekt-kompanisë Energji Ashta nën varësinë 100% të Verbund-it

Shkurt 2009

Sigurohet studimi urbanistik

Prill 2009

Ministria e Mjedisit lëshon Lejen e Mjedisore

Korrik 2009

Operatori i Sistemit te Transmetimit – OST lëshon Lejen për Lidhjen me Rrjetin

Korrik 2009

Bordi Kombëtar Shqiptar i Komitetit Ndërkombëtar për Diga të Mëdha pranon skicën e projektit

Shtator 2009

Dorëzohen dokumentet për Licensën Energjetike

Shtator 2009

Nënshkruhet marrëveshja për pajisjet elektromekanike mes Energji Ashta dhe Andritz Hydro

Shtator 2009

Dorëzohen dokumentet për Lejen e Ndërtimit

Tetor 2009

Lëshohet Leja e Sheshit të Ndërtimit

Dhjetor 2009

Lëshohet Licensa Energjetike

Janar 2010

Lėshohet Leja e Ndėrtimit

Mars 2010

Fillimi i punimeve