Verbund dhe EVN do të implementojnë së bashku hidrocentralin shqiptar të Ashtës nënshkruhet kontrata kooperative

Anëtari i bordit Christian Kern (Verbund), anëtari i bordit Peter Layr (EVN), Drejtori i Përgjithshëm Wolfgang Anzengruber (Verbund), Drejtori i Përgjithshëm Burkhard Hofer (EVN), Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Johann Sereinig (Verbund), anëtarja e bordit Ulrike Baumgartner-Gabitzer (Verbund), anëtari i bordit Herbert Pöttschacher (EVN)

Nënshkruhet bashkëpunimi i parë ndërkombëtar mes Verbund dhe EVN

Vienë, 21 Prill 2010. Verbund dhe EVN nënshkruan kontratën kooperative për HEC-in e Ashtës, i cili do të ndërtohet në veri të Shqipërisë deri në vitin 2012. Me këtë, partneriteti i parë ndërkombëtar mes Verbund-it, furnizuesit më të madh të elektricitetit në Austri dhe EVN-së, një grup i përfshirë në disa projekte HEC-esh në Shqipëri është perfekt nga ana teknike. Verbund dhe EVN kanë secili 50% të aksioneve në HEC-in mbi lumin Drin. Zbatimi i projektit të hidrocentralit i është caktuar projekt-kompanisë me bazë në Tiranë, Energji Ashta; ndërtimi dhe menaxhimi i janë ngarkuar Verbund-it , brenda kornizës së parashikuar në kontratën e shërbimit.

Projekti është tashmë në fazën e ndërtimit

Qeveria Shqiptare nisi procdurat e tenderimit per hidrocentralin e Ashtës mbi lumin Drin më 15 janar të vitit 2008. Verbund u dallua në mënyrë të dukshme në këtë proces kundrejt konkurencës ndërkombëtare, duke u përzgjedhur nga qeveria shqiptare si ofertuesi më i mirë për projektin në veri të Shqipërisë.

Marrëveshja koncesionare u nënshkrua në Tiranë më 30 shator 2008 në prani të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Hidrocentrali po ndërtohet në jug të Shkodrës, qytetit të katërt më të madh në Shqipëri.

Marsi i vitit 2010 shënoi nisjen e ndërtimit të HEC-it inovativ të Ashtës, i cili do të pajiset me teknologjinë më moderne HYDROMATRIX. Me një kapacitet më se 50 MW, Ashta i cili në të njëjtën kohë është edhe HEC-i më i madh në botë me teknologjinë HYDROMATRIX, parashikohet të nisë operimin që prej vitit 2012. Ky projekt është dizenjuar të gjenerojë më se 240 milionë kilovat orë elektricitet në vit, duke furnizuar kështu me energji rreth 100, 000 familje shqiptare. Në total, Verbund dhe EVN kanë investuar rreth 200 milionë euro për ndërtimin e hidrocentralit.

Ecuri e shpejtë

Aprovimi i projektit u arrit në kohë rekord: brenda një viti qeveria shqiptare dha sinjalin e vazhdimit për të gjitha lejet e nevojshme nga organet përkatëse shqiptare. Rastësisht, standardet teknike dhe mjedisore në Shqipëri janë të ngjashme me ato në Austri.

Një mjedis i qëndrueshëm

Shqipëria vazhdon të jetë një treg në rritje për sa i përket nevojave për energji. Kështu, megjithë mjedisin e vështirë aktual, studimet e fundit nga Instituti për Studime Ndërkombëtare Ekonomike në Vienë (wiiw) parashikon një rritje ekonomike prej 3% për vitin 2009, 4% për vitin 2010 dhe 6% për vitin 2011 – dhe këto shifra qëndrojnë dukshëm me lart krahasuar me ato të vendeve të tjera të rajonit. Në të njëjtën kohë, deri në vitin 2020 parashikohet një rritje në konsumin e energjisë prej 4% në vit.

Rreth Verbund-it

Verbund është kompania kryesuese e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike në Austri dhe një nga kompanitë më fitimprurëse të prodhimit të energjisë nga uji në Evropë. Me një numër prej 2,800 punonjësish, Verbund arriti një xhiro vjetore prej 3,5 miliardë eurosh për vitin 2009. Në Austri, Verbund operon në fushat e prodhimit, transmetimit, shitjes dhe shpërndarjes. Në terma ndërkombëtare, Verbund operon në më shumë se 20 vende në prodhim dhe tregtim, duke zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme rolin e saj si grup operues ndërkombëtar në fushën e hidroenergjisë.

Informacion të mëtejshëm mund të gjeni në: www.verbund.at

Rreth EVN-së

EVN AG është një kompani shërbimesh energjetike dhe mjedisore lider në fushën ndërkombëtare, e cila ka gjeneruar një xhiro prj 2, 7 miliardë eurosh për vitin financiar 2008/09. Mbështetur në infrastrukturën më moderne, EVN-ja u ofron klientëve të vet energji elektrike, gaz, ngrohje, djegie të mbeturinave dhe shërbime të ngjashme nga një emër i vetëm. Po ashtu EVN siguron edhe energji elektrike nga burime të rinovueshme (ujë, erë, biomasë, fotovoltaike) dhe konvencionale (gaz, qymyr). Me portofolin e vet të shërbimeve, kompania ruan dhe përmirëson cilësinë e jetës për më se 15 milionë njerëz në 18 vende europiane. Në vazhdim të rolit të vet në Austri, EVN operon në mënyrë të suksesshme në Bullgari, Maqedoni dhe Shqipëri duke furnizuar me energji elektrike, gaz dhe ngrohje 3, 5 milionë familje.

Informacione të mëtejshme mund të gjeni në: www.evn.at

 

Facebook
Twitter
LinkedIn