Turbinat Hydromatrix të Hidrocentralit Ashta 1 vihen në punë për herë të parë

Testimi nis në prani të Kryeministrit Z. Sali Berisha

Ashtë, 15 Qershor 2012

Afërsisht 27 muaj pas fillimit të ndërtimit të HEC-it të Ashtës, turbinate e para Hydromatrix® të stacionit elektrik Ashta 1, u sinkronizuan në rrjetin shqiptar të energjisë. Energji Ashta një kompani e përbashkët 50/50 midis kompanive VERBUND dhe EVN nisi testimin e prodhimit për këtë hidrocentral i cili do të inagurohet në Shtator 2012.

Në këtë rast Kryeministri Sali Berisha inspektoi së bashku me Z. Günther Rabensteiner, anëtar i Bordit Menaxhues të kompanisë VERBUND, Z. Dietmar Reiner, drejtor menaxhues i kompanisë Energji Ashta, Z. Gilbert Frizberg kryetar i Bordit Mbikqyrës të VERBUND ecurinë e ndërtimit të kësaj vepre energjetike.

Energji Ashta është HEC-i i parë ndër HEC-t e mëdha të dhëna me koncesion në Shqipëri që po kontribuon ndjeshëm në furnizimin me energji elektrike. Faza e testimit është arritur në një kohë rekord prej 44 muajsh pas nënshkrimit të kontratës.

HEC-i Ashtës,i përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2 ka një kapacitet të instaluar prej 53 MW. Duke filluar nga viti 2013, në HEC-in e Ashtës do të prodhohen 240 milion kWh energji elektrike. Në këtë mënyrë, 100,000 familje shqiptare do të furnizohen me energji. Vlera e investimit shkon në më se 200 milion Euro. Nga viti 2012, energjia e gjeneruar do të ushqejë rrjetin shqiptar 110 kV.

Ky projekt nuk ka asnjë ndikim në mjedis. Energjia do të prodhohet pa shkaktuar ndotje të ajrit duke kursyer 114,000 ton CO2 në vit. Më tej, peshqit do të kenë mundësi të notojnë nga deti Adriatik drejt rezervuarit të Spatharës nëpërmjet kalimit të posaçëm të peshqve I cili do të jetë kalimi i parë i peshqve ndërtuar ndonjëherë në një hidrocentral në Shqipëri.

HEC-i i Ashtës zhvillohet bazuar në Mekanizmin për Zhvillim të Pastër (CDM) bazuar në Protokollin e Kiotos në Kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).. UNFCCC synon zhvillimin e një dialogu të pastër midis palëve të interesuara si pjesë e Mekanizmit për Zhvillim të Pastër duke e monitoruar nga afër këtë proces. HEC-i i Ashtës i është prezantuar gjithashtu edhe palëve të prekuara nëpërmjet takimeve publike informuese, të cilat zhvillohen në mënyrë të regullt.

Në fund të periudhës 35-vjecare të koncesionit HEC-i do t’i kthehet Republikës së Shqipërisë.

Facebook
Twitter
LinkedIn