Rreth VERBUND

VERBUND është prodhuesi lider i energjisë elektrike në Austri, si dhe një nga prodhuesit kryesues të energjisë elektrike nga uji në Evropë. Rreth 95% të energjisë së prodhuar nga Grupi, vjen nga burimet e energjisë së rinovueshme, kryesisht nga burime hidrike.


VERBUND tregton elektricitet në 12 vende të ndryshme dhe gjeneron afërsisht 3.2 miliardë € me 2,900 punonjësit e tij. Së bashku me degët dhe partnerët e tij, VERBUND është aktiv në prodhimin, transmetimin, shitjen dhe tregtimin ndërkombëtar të elektricitetit.

 

VERBUND është kuotuar në bursën e Vienës që prej vitit 1988 me 51% të aksioneve të zotëruara nga Republika e Austrisë.

 

VERBUND është një nga kompanitë energjetike më miqësore me mjedisin në Evropë, kontribuon ndjeshëm në sigurinë e furnizimit me energji dhe është veçanërisht e përkushtuar në mbrojtjen e klimës dhe mjedisit, përdorimin e kujdesshëm të burimeve dhe përgjegjësinë sociale. Qëndrueshmëria është një pjesë thelbësore e strategjisë së korporatës. VERBUND po punon intensivisht në zgjerimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe në këtë mënyrë po jep një kontribut të rëndësishëm në një të ardhme energjie me nivel të ulët karboni. VERBUND është nënshkrues i Paktit Global të OKB-së dhe mbështet Agjendën e Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG). Informacione të mëtejshme mund të gjeni në: www.verbund.com



Facebook
Twitter
LinkedIn