Verbund nënshkruan me qeverinë Shqiptare kontratën për HEC-in e Ashtës

Marëveshja koncesionare për hidrocentralin e Ashtës mbi lumin Drin u nënshkrua më 30 shtator 2008 në praninë e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Impianti i pozicionuar mbi lumin Drin do të ndërtohet në veri të Shkodrës, qytetit të katërt për nga madhësia në Shqipëri. Projekti i zhvilluar industrialisht nga kompania Verbund do të ndërtohet në bashkëpunim me firmën EVN. Të dyja kompanitë do të zotërojnë 50% të aksioneve të projekt kompanisë. Projekti me një investim të planifikuar prej 200 millionë Eurosh përfshin ndërtimin si dhe drejtimin e një impianti me kapacitet të instaluar prej më shumë se 50 MW-ësh dhe prodhim vjetor të përllogaritur në 240 GWh (kjo shifër korrespondon afërsisht më një të katërtën e kapacitetit të HEC-it Freudenau mbi lumin Danub në Austri). Vlerësimi përfundimtar është planifikuar për 2012.

Informacion mbi HEC-in

Ashta është HEC-i i fundit pas një zinxhiri ekzistues prej tre hidrocentralesh dhe shfrytëzon lartësinë ndërmjet rezervuarir të Spatharës që ushehet nga lumi Drin dhe grykderdhja e Drinit në Buna. Një i ashtuquajtur Straflo Matrix do të instalohet në HECin e instaluar mbi lum. Në vend të një turbine të madhe kjo teknologji e re ve në punë disa të tilla të vogla. Si rrjedhojë do të jetë e mundur që të përdoren edhe rrymat me shpejtësi të vogël duke rritur eficensën e prodhimit. Një tjetër përfitim eshtë koha e përshpejtuar e ndërtimit.

Elekticitet për Shqipërinë

Në një periudhë më tepër se 15-vjeçare elektriciteti i prodhuar në Ashtë do të grumbullohet 100% nga Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH). Më vonë kjo marëveshje mund të zgjatet ose energjia e prodhuar do të shitet në treg të lirë. Ashta është projekti i parë i përbashkët mes kompanive Verbund dhe EVN. Ashta për Shqipërinë është gjithashtu projekti i parë hidroenergjitik me koncesion i nënshkruar me një partner ndërkombëtar. Kontrata e koncesionit vlen për 35 vjet duke përfshirë edhe kohën e ndërtimit.

Verbundi si ofruesi më i mirë

Qeveria shqiptare shpalli tenderin më 15 janar 2008. Në një proces ndërkombëtar tenderimi, Verbundi u dallua përballë konkurentëve ndërkombëtare dhe u zgjodh nga qeveria shqiptare në korrik 2008 si ofertuesi më i mirë për projektin në veri të Shqipërisë. 

Facebook
Twitter
LinkedIn