Energji ASHTA, SIGAL dhe përfaqësues lokalë venë në test aftësite e tyre fizike

Energji Ashta, SIGAL dhe përfaqësues lokalë takohen në Shkodër për të vënë në provë aftësitë e tyre mendore dhe fizike

Në Austri por edhe në tregjet kryesor ku operon, Verbund-i është i njohur për politikën e vet të qëndrueshme të biznesit ashtu edhe për angazhimin aktiv për punonjësit e tij. Kompania është e bindur se stafi i saj shumë i rëndësishëm për ngritjen e një ekonomie të shëndetshme dhe i angazhuar të sigurojë kushte të shëndetshme pune për të gjithë punonjësit e saj në të gjitha vendet.

Në Shqipëri grupi Austriak UNIQA bashkëpunon me SIGAL- in i cili ka organizuar një shfaqje publike nëpër rrugët e Shqipërisë me një kamion të pajisur me një ekip të plotë shëndetësor. Në Shkodër kamioni u vu në provë nga përfaqesuesi i projekt-kompanisë “Energji Ashta” Dietmar Reiner së bashku me pronarin e SIGAL-it Avni Ponari, mes të tjerëve edhe nga prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu dhe kryebashkiaku i Bushatit Zef Hila.

Të gjithë pjesëmarësit dhe të “trajnerët”janë të bindur që iniciativa e SIGAL-it është një aktivitet i rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve mbi shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Ky duhet të jetë një interes madhor për politikanët dhe nënpunësit.

Drejtori Manaxhues i Energji Ashtës, Dietmar Reiner u shpreh: “Si kompani dhe si punëdhënës ne nuk mund të përqendrohemi vetëm në rezultatet dhe përformancën e punëtorëve tanë . Ne duhet të bëjmë të ditur gjithashtu se mbështesim mirëqënien fizike dhe sportivitetin. Në një vështrim afatgjatë ky është një kontribut i rëndësishëm për suksesin ekonomik” 

Facebook
Twitter
LinkedIn