ENERGJI ASHTA Shpk dhe ANDRITZ nënshkruajnë marrëveshje

Grac/Vjenë , Shtator 17, 2009.

ENERGJI ASHTA Shpk dhe grupi ndërkombëtar për tekonogjinë ANDRITZ nënshkruan një marrëveshje mbi pajisjet elektro-mekanike për hidrocentralin e Ashtës duke vënë në përdorim teknologjinë e provuar të ANDRITZ, HYDROMATRIX. Vlera e porosisë për ANDRITZ është afërsisht 100 millionë euro. HEC-i është programuar të nisë punën në vitin 2012.

ANDRITZ HYDRO do ta ndërtojë HEC-in HYDROMATRIX® në veri të Shqipërisë, në lumin Drin, me dy faza. Secila nga dy fazat do të pajiset me 45 njësi gjeneratore turbinash HYDROMATRIX®. Kapaciteti i plotë i instaluar i HEC-it do të jetë më se 50 MW.

Aspekti i jashtëzakonshëm i konceptit HYDROMATRIX® është përdorimi inovativ i teknologjive të provuara të hidroenergjisë.Në këtë sistem modular, disa njësi të vogla gjeneratore janë instaluar në një sitem të tipit matrix, ku secila njësi mund të vihet në punë dhe të mirëmbahet veçmas. Si pasojë, reduktimi i hapësirave ka përparësi domethënëse për sa i përket nevojave të hapësirave, duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme efektet mjedisore dhe kostot e ndërtimit të projektit.

Idetë për shfrytëzimin e këtij sektori të lumit Drin për prodhimin e energjisë janë diskutuar që në vitet 1990, por nuk janë realizuar deri më tani për mungesë zbatueshmërie të teknologjive të zakonshme në këtë zonë.

Aktualisht një përqindje e madhe e konsumit shqiptar të energisë është e mbuluar nga importe të shtrenjta energjie nga vendet fqinje si Greqia. Ashta është i pari nga disa hidrocentrale te planifikuara që do të implementohet duke zbatuar modelin BOT (Ndërtim-Përdorim-Transferim) që synon të tërheqë investimet e huaja. Me anë të këtij koncepti qeveria Shqiptare synon të veprojë kundër mungesës së energjisë në vend.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn