Verbund siguron ndihmë pas përmbytjeve në veri të Shqipërisë

Pas përmbytjeve shkatërrimtare në veri të Shqipërisë, Verbund në bashkëpunim me Caritas-in austriak dhe Kryqin e Kuq mbështet viktimat e fatkeqësisë me pako ndihmash ushqimore.

Më 7 janar 2010, qeveria shqiptare shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Në komunën e Bushatit mbi lumin Drin (komuna në të cilën do të ndërtohet hidrocentrali i Ashtës nga kompania e varur nga Verbund, Energji Ashta), 300 shtëpi janë përmbytur deri në një thellësi prej 1 metri. Në tërë rajonin janë përmbytur 2,000 shtëpi dhe më shumë se 10,500 hektarë tokë bujqësore.

Në sajë të nismës së menjëhershme dhe energjike të Verbund-it, si dhe me ndihmën e kryetarit të komunës së Bushatit, Zef Hila dhe ministrit shqiptar të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, të prekurve iu sigurua ndihmë e menjëhershme.

Mjetet transportuese të Verbund-it mbërritën në zonën e fatkeqësisë më 12 janar 2010 me më shumë se 6 tonë furnizime ushqimore. Një dërgesë e dytë ndihme me 50 varka gome dhe 5 ton veshje dhe batanije do të mbërrinin në zonën e prekur më 18 janar 2010.

Projekti Ashta në veri të Shqipërisë është prekur vetëm lehtë nga përmbytjet. Edhe në rast të përmbytjeve ekstreme, uji do të jetë në gjendje që të shmanget nga zona e projektit. Hidrocentrali i cili do të fillojë punën në vitin 2012, do të sigurojë një mbrojtje më të mirë kundër përmbytjeve për qytetet përreth.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn