Me nënshkrimin e marrëveshjeve financiare për HEC-in e Ashtës janë përmbyllur tashmë kontratat e fundit të mbetura për përmbylljen e projektit që ka hyrë në procesin e ndërtimit që nga marsi i vitit 2010. Volumi i përgjithshëm financiar prej 140 milionë eurosh do të sigurohen në mënyrë të barabartë mes VERBUND International Finance B.V dhe bankës BAWAG PSK për Punën dhe Ekonominë dhe Österreichische Postsparkasse Aktiengesellschaft si dhe më praninë e bankavë nën-pjesëmarrëse Raiffeisen Landesbank Oberösterreich Aktiengesellschaft dhe bankës Kommunalkredit Austria Aktiengesellschaft. Afati do të jetë 10-vjeçar.