Energji Ashta siguron 3500 Euro për shkollat ne Shqipëri

Në tetor të vitit 2011, Energji Ashta një kompani e përbashkët 50:50 mes VERBUND dhe EVN një konkurs vizatimi ku morën pjesë nëntë shkolla 9-vjeçare nga Komuna e Bushatit dhe Bashkia e Vaut të Dejës.

Nxënësit patën mundësinë të vizitojnë sheshin e ndërtimit të HEC-it të Ashtës dhe më pas të vizatonin një pikturë me temë nga hidrocentrali bazuar në kritere të caktuara, brenda një kohe prej dy javësh.

Përgjigjja ishte mbresëlënëse: 139 vizatime prej më se 100 nxënësve. Në fund të konkursit u shpërndanë tre çmime për fituesit. Çmimi i parë kapi vlerën 2.000 Euro, çmimi i dytë 1.000 Euro dhe 500 Euro shkuan për çmimin e tretë. Shkollat mundën t’i shpenzojnë të hollat në artikuj të ndryshëm për të përmirësuar infrastrukturën e tyre në varësi të nevojave.

Facebook
Twitter
LinkedIn