Përfaqësues të USAID vizitojnë Hidrocentralin e Ashtës

Hidrocentrali i Ashtës u vizitua sot nga Z. Jonathan Hale, Administrator i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Evropën dhe Euroazinë së bashku me përfaqësues të tjerë të agjencisë më synimin për të mësuar më shumë rreth teknologjisë moderne të përdorur në këtë hidroncentral. Gjatë vizitës së tyre të shkurtër ata patën mundësi të shohin më nga afër hidrocentralin e Ashtës i cili komisionohet prej pak kohësh nga METE.

Vetëm dy vjet nga nisja e punimeve të ndërtimit, HEC Ashta është në funksion të plotë duke e shndërruar këtë vepër në një nga marrëveshjet e para të suksesshme koncesionare në fushën e hidroenergjisë duke kontribuar në mënyrë domethënëse në furnizimin me energji elektrike.

Vizitorët u pritën nga Z.Peter Stelzer, Drejtor Menaxhues i projekt-kompanisë Energji Ashta. Z.Peter Stelzer bëri një prezantim të projektit për të pranishmit të cilët u bindën për standardet e larta të zbatuara në këtë projekt. Z.Peter Stelzer më tej shtoi:" HEC Ashta është një projekt i padëmshëm ndaj mjedisit, që vendos standarde duke përdorur një teknlogji novatore austriake. Synimi i projekt- kompanisë Energji Ashtës ishte të siguronte një produkt cilësor nëpërmjet një teknologjie moderne".

Gjatë vizitës Z. Hale dhe Z. Stelzer patën mundësi të shkëmbenin perspektivat e tyre në mënyrën se si agjenci zhvillimi mund të bashkëpunojnë me qeverinë dhe sektorin privat me qëllim zgjerimin e mudësive të gjenerimit të energjisë së pastër në Shqipëri dhe në rajon. Siç u premtua në fillim të ndërtimit ky projekt i jashtëzakonshëm e ka kthyer Shqipërinë në një pikë referimi i cili do të tërheqë ekspertë të shumtë për ta vizituar atë.

HEC-i i Ashtës është projekti i parë ndërkombëtar i kompanive austriake VERBUND dhe EVN. Kompania e tyre e përbashkët 50/50 Energji Ashta shpk është përgjegjëse për operimin e HEC-it. Në fund të periudhës koncesionare 35-vjeçare, HEC-i do t’i transferohet Republikës së Shqipërisë. 

Facebook
Twitter
LinkedIn