Energji Ashta i dhuron 10 laptopë të përdorur shkollës 9-vjeçare “Prekë Cali” në komunën e Bushatit

Më 24 maj Energji Ashta i dhuroi 10 laptopë të përdorur shkollës fillorë “Prekë Cali” në Komunën e Bushatit. Kjo shkollë është një nga ndërtesat e shumta të prekura rëndë nga përmbytjet e fillimvitit 2010. Gjatë kësaj ngjarjeje të gjithë kompjuterët e shkollës u dëmtuan ndërsa mësimet e informatikës jepeshin vetëm nga ana teorike.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit Raimund Tinkler u shpreh: “Për Energji Ashtën arsimimi është një çështje shumë serioze. Ne kemi investuar në trajnimin profesional të punonjësve tanë si një mënyrë për të ruajtur cilësinë e punës. Shpresojmë që ju t’i shfrytëzoni për mire këto pajisje dhe ju inkurajojmë të vazhdoni të arsimoheni si një mjet i fuqishëm për të ndriçuar të ardhmen tuaj”.

Facebook
Twitter
LinkedIn