Një tjetër vit, një tjetër premtim i mbajtur

Pas dy vitesh sfidues, më në fund ishte e mrekullueshme  që përfaqësues të Energji Ashtës të takoheshin me miqtë të krijuar ndër vite në dy shkollat fqinje në Mjedë dhe në Vaun e Dejës.

 

 

Më 20 dhjetor, Peter Loidl, drejtor menaxhues i projekt-kompanisë Energji Ashta vizitoi shkollat e mesme ku u takua me drejtorët dhe nxënësit. Për të nëntin vit radhazi Energji Ashta ka mbështetur nevojat e shkollave lokale duke bashkuar forcat për një qëllim të përbashkët drejt një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt. Z. Loidl tha se ishte shumë i lumtur që takohej me të rinj të tillë të angazhuar dhe të motivuar sidomos gjatë kësaj periudhe festive të vitit. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve të përgjegjshëm për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme. Të dyja shkollat morën çeqet simbolike vjetore me vlerë 1000 euro dhe pozuan për një foto-kujtim para pemëve të dekoruara të Krishtlindjeve, të cilat ua ka dhuruar Energji Ashta. Donacioni do të përdoret për të adresuar nevojat e shkollave.

Energji Ashta është një partner lokal i përkushtuar dhe mbështetës që synon të sfidojë dhe të sjellë ndryshim në komunitetin vendas duke përkrahur brezin e ri.  

Facebook
Twitter
LinkedIn