Angazhimi Vjetor i Energji Ashtës: Fuqizimi i Arsimit dhe Nisma Mjedisore

Ndërsa një vit tjetër po i afrohet fundit, Energji Ashta vazhdoi angazhimin e saj për të mbështetur shkollat fqinje, veçanërisht ato në afërsi të HEC-it të Ashtës.

Me mbylljen e vitit, Energji Ashta u takua me miqtë e shkollave të mesme të Mjedës dhe Vaut të Dejës, duke rikonfirmuar miqësinë e krijuara ndër vite. Fokusi i diskutimeve ishin sfidat mjedisore dhe strategjitë efektive për adresimin e tyre.

Si mësuesit ashtu edhe studentët morën pjesë aktive në biseda të gjalla që synonin të kishin një ndikim pozitiv në mjedis. Ata shfrytëzuan rastin për të shfaqur iniciativat e ndryshme të ndërmarra për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor.

Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tyre, Energji Ashta i dhuroi me krenari secilës shkollë një çmim vjetor prej 1000 Euro. Këto fonde do të përdoren për të adresuar nevojat specifike të secilës shkollë, duke kontribuar në përpjekjet e tyre të vazhdueshme.

Energji Ashta, kompania e projektit në pronësi të VERBUND dhe EVN, është veçanërisht e lumtur për kontributin e saj vjetor. Kompania është e përkushtuar për të patur një ndikim të qëndrueshëm pozitiv në të dy shkollat.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn