Përshkrimi i projektit

Drini shfrytëzohet nga një zinxhir centralesh për prodhimin e energjisë elektrike. Ashta është hidrocentrali i fundit në këtë zinxhir, i pozicionuar poshtë hidrocentralit të Vaut të Dejës, rreth 50 km nga derdhja e lumit Drin në Detin Adriatik.


Rezervuari ushqehet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe nga disa prurje të vogla anësore. Para ndërtimit të HEC-it të Ashtës pjesa më e madhe e ujit kalonte digën pa u shfrytëzuar dhe derdhej sërish në lumin Drin ndërsa një sasi tjetër ushqente një sistem të vogël vaditjeje.


HEC-i i Ashtës gjeneron energji elektrike për më shumë se 100, 000 familje shqiptare, ka hapur vende të reja pune dhe i ka dhënë rajonit dhe vendit një impuls pozitiv. Duke qenë se energjia është një çështje shumë e ndjeshme për Shqipërinë, ky hidrocentrali mbështet sigurinë e furnizimit me energji të sistemit, redukton importet e energjisë dhe ka ndikim tepër të moderuar në natyrë. Ndikimi mjedisor i projektit është pothuajse i papërfillshëm pasi hidrocentralet nuk prodhojnë mbetje. Në përfundim të periudhës koncesionare, HEC-i do t’i dorëzohet falas Republikës së Shqipërisë.


Hidrocentrali i Ashtës është i ndarë në dy pjesë: energjia elekrike prodhohet fillimisht në Ashta I, ku tre dekada më parë është ndërtuar rezervuari i Spatharës dhe sistemi i vogël i vaditjes për sektorin bujqësor.

Ajo që bën këtë projekt më interesant është fakti se deri në 560 m3 ujë për sekondë do të furnizojnë jo turbina të zakonshme, por 45 turbina Matrix.


Në vend të një turbine të madhe, kjo teknologji novatore vë në punë disa turbina të vogla. Si rezultat mund të shfrytëzohen edhe rrymat e vogla të ujit duke rritur kështu eficencën.


Turbinat Matrix, për të dy HEC-et e Ashtës, u furnizuan nga Andritz-Hydro (i njohur më parë si VA Tech Hydro) duke qenë kështu sërish një produkt austriak. Sidoqoftë, një hidrocentral nuk është i mjaftueshëm: kështu energjia elektrike gjenerohet për një herë të dytë, pas një kanali të poshtëm 5 km të gjatë, pranë fshatit të vogël Ashtë, pjesë e komunës së Bushatit. Sërish janë vënë në përdorim turbina Matrix.


Kapaciteti i përgjithshëm i të dy hidrocentraleve (Ashta 1 dhe Ashta 2) me turbina Matrix shkon në 50 MW; 242 milionë kilovat/orë energji prodhohen mbi bazë vjetore.

Fillimi i punimeve për HEC-in e mësipërm ka nisur në fillim të vitit 2010 ku janë investuar më shumë se 200 millionë Euro. Duke filluar nga viti 2013 energjia e prodhuar u fut në rrjetin 110-kV shqiptar.


Pas një periudhe ndërtimi pak më shumë se 30 muaj dhe vetëm katër vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes koncesionare, inaugurimi i hidrocentralit të Ashtës u zhvillua në shtator 2012. Me një nivel të lartë profesionalizmi, komunikimi të hapur dhe besueshmërie si dhe falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me autoritetet shqiptare, ne mundëm të finalizojmë projektin në një kohë rekord duke aplikuar standarded më të larta për sa i përket cilësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe sigurisë.

Facebook
Twitter
LinkedIn