Verbund dhe projekt kompania Energji Ashta do nisin ndertimin e HEC-it në Mars 2010

Verbund, kompania kryesuese e energjisë elektrike në Austri dhe ndër kompanitë më të mira të prodhimit të energjisë elektrike në Evropë do të nisë në fillim të marsit 2010 punimet për ndërtimin e hidrocentralit më të madh matrix në Shqipëri. Projekt kompania “Energji Ashta”ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për fillimin e punimeve dhe pritet të finalizojë ndërtimin e veprës hidrike me një kapacitet prej më se 50 MW-ësh, pranë Shkodrës, deri në vitin 2012.

Pas marrjes së të gjitha lejeve të nevojshme projekt – kompania Energji Ashta, e varur nga Verbund njofton se puna për ndërtimin e HEC-it të Ashtës do të nisë në Mars 2010.

Pas fitimit të tenderit në korrik 2008, Verbund nënshkroi marrëveshjen koncesionare me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Brenda të njëjtit vit u themelua projekt-kompania Energji Ashta, 100% nën varësinë e Verbund-it.

Nga viti 2008 deri në fillim të vitit 2010-ës Verbund arriti të marrë të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet pëkatëse. Paketa e lejeve të nevojshme për të mundësuar fillimin e ndërtimit përbëhej nga: Leja Mjedisore, Leja e Sheshit të Ndërtimit dhe Leja e Lidhjes me Rrjetin, të lëshuara të gjitha brenda vitit 2009. Në fund ishin Licensa Energjetike, e nevojshme për operimin e HEC-it dhe Leja e Ndërtimit, të cilat u lëshuan nga autoritetet përgjegjëse respektivisht në dhjetor 2009 dhe janar 2010.

Kristian Kern, anëtar i bordit të menaxhimit të Verbundit dhe përgjegjës për projektin, shprehu kënaqësinë e tij për mënyrën se si është duke përparuar projekti: "Dinamika e këtij vendi është me të vërtetë mbresëlënëse. Në Shqipëri po vendosen standarde të reja në lidhje me kohën dhe ritmin e bashkëpunimit. Brenda vetëm gjysmës së kohës së planifikuar ne kemi arritur të kryejmë të gjitha planifikimet dhe të marrim të gjitha lejet pa pasur nevojë të kompromentojmë kërkesat tona për cilësi. Falë bashkëpunimit shumë të mirë me autoritetet dhe partnerët shqiptarë gjithçka u arrit në kohë rekord”.

Projekt inovativ

HEC- i Ashtës është projektuar të jetë hidrocentrali më i madh në botë që përdor Teknologjinë Matrix.

HEC-i i Ashtës është i ndarë në dy pjesë: fillimisht energjia do të gjenerohet në hidrocentralin Ashta I ku 45 turbina të tipit Matrix do të furnizohen me deri 530m³/s ujë. Kjo risi teknologjike vë në përdorim disa turbina të vogla në bazë të së cilave mundësohet shfytëzimi i prurjeve të pakta duke rritur në këtë mënyrë eficensën e prodhimit.

Elektricitet do të gjenerohet për një herë të dytë në hidrocentralin Ashta II, pas një kanali që gjendet më poshtë, 5 kilometra të gjatë, pranë fshatit të vogël të Ashtës, pjesë e komunës së Bushatit. Duke filluar nga viti 2012 energjia e prodhuar do të ushqehet në rrjetin shqiptar 110-kV.

Megjithë klimën e pafavorshme financiare, Verbund ka ndjekur planet e veta të investimeve mes të cilave edhe ndërtimi i hidrocentralit të Ashtë. Kompania është e angazhuar të përmbushë premtimet e veta.

Me një investim prej 200 millionë Eurosh HEC-i i Ashtës pritet të prodhojë 240 milionë kilovat orë energji elektrike në vit duke siguruar furnizimin e më tepër se 100,000 familjeve shqiptare.

Energji e pastër: Teknologji moderne për Shqipërinë

Me qëllimin për të dhënë një produkt sa më cilësor, përmes teknologjisë moderne Verbund kërkon të aplikojë në Ashtë standarde evropiane.

HEC-i i Ashtës është një projekt që vendos standarde në këtë sektor, i padëmshmëm për mjedisin ndërtuar nga kompani shqiptare. Do të jenë afërshisht 32 milionë euro që do t’i shkojnë kompanive shqiptare drejtpërsëdrejti apo jo, të cilat do të bashkëpunojnë me lojtarë ndërkombëtarë si Andritz, Siemens apo Porr. Projekti pritet të hapë 250 vende pune gjatë fazës së ndërtimit.

Hidrocentrali i Ashtës do të prodhojë energji nga burime të rinovueshme duke evituar në këtë mënyrë emetimin e CO2. Kjo do të ndihmojë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për reduktimin e emetimit të gazeve serrë. Si pasojë projekti do të zbatohet nën Mekanizmin për Zhvillimin e Pastër (CDM – Clean Development Mechanism) në bazë të Protokolit të Kiotos të Kornizës së Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).

Shqipëria iu bashkëngjit Konventës në vitin 1995 si pjesë Non-Annex 1 dhe më pas Protokollit të Kiotos në vitin 2004. MZHP-ja është një proces relativisht i ri në Shqipëri. Korniza ligjore dhe institucionale për financimin e karbonit është vendosur në vitin 2009 dhe Ministria e Mjedisit është caktuar të jetë Autoriteti Kombëtar i Deleguar për MZHP-në në Shqipëri.

Partner i besueshëm

Energji Ashta pati tashmë rastin të provonte se ishte një partner i ri i besueshëm për Shqipërinë dhe veçanërisht për Komunën e Bushatit. Gjatë viteve 2008, 2009, 2010 janë mbajtur tre takime informimi për publikun. Në bashkëpunim të ngushtë me kryebashkiakun janë përcaktuar disa ndyshime në infrastrukturë, ndërkohë që gjatë përmbytjeve të janarit 2010 Verbund u tregua e gatshme të ndihmonte të prekurit me ushqime dhe të mira të tjera ndihme.

Elektricitet shqiptar për shqiptarët

Për 15 vitet e ardhshme energjia e prodhuar në Ashtë do të blihet tërësisht nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Më pas kontrata mund të zgjatet ose energjia e prodhuar do të shitet lirisht në treg.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn