Energji Ashta mbështet SHKODRA JAZZFEST

Energji Ashta është krenare të mbështesë një nga eventet më të mëdha artistike në zonën veriore të Shqipërisë, SHKODRA JAZZFEST 2010, që është kthyer në një aktivitet shumë të rëndësishëm për skenën e muzikës JAZZ për të gjithë Shqipërinë si dhe zonën e Mesdheut.

Energji Ashta zgjodhi SHKODRA JAZZFEST 2010 me qëllimin për të qenë një partner i ngushtë për rajonin dhe komunitetin lokal ku do të ndërtohet HEC-i i Ashtës.

Festivali do të krijojë gjithashtu një shkëmbim kulturor mes vendeve të ndryshme, disa prej të cilave tashmë janë prezantuar në festival, por do të rrisë njëkohësisht edhe interesin e turistëve mbi zonën.

Energji Ashta, projekt kompani e Verbund dhe EVN, po ndërton një risi botërore në Shqipëri: hidrocentralin më të madh Matrix i cili vë në përdorim turbina të vogla. HEC-i do të ndërtohet në afërsi të fshatit Ashta, në komunën e Bushatit, Shkodër. Deri në vitin 2012 “Energji Ashta do të ndërtojë HEC-in me një kapacitet prej më se 50 MW dhe një vlerë investimi prej 200 millionë eurosh.

Pas nisjes së punimeve në Mars 2010, projekti i HEC-it të Ashtës ka përmbushur deri më tani të gjitha objektivat e vendosura në mënyrë që të gjenerojë duke filluar prej vitit 2012 energji të pastër për më tepër se 100.000 familje shqiptare, duke kontribuar kështu në përmirësimin e furnizimit me energji të pastër të Shqipërisë.

Drejtori Manaxhues i Energji Ashtës, Dietmar Reiner, veçon: “-Qëllimi ynë nuk është thjesht të përqendrohemi tek projekti, por gjithashtu të mbështesim si komunitetin rajonal edhe atë lokal në aspekte të ndryshme. Një nga pikat kyçe është hapja e vendeve të reja të punës dhe furnizimi i zonës me energji të pastër. Sigurisht një aspekt tjetër është edhe kultura, ndaj ne jemi krenarë që këtë vit ofrojmë mbështetjen tonë për SHKODRA JAZZFEST 2010. Ne mirëpresim bashkëpunime të ardhshme me komunitetin e veriut të Shqipërisë.”

Festivali zhvillohet në datat 11-12 Qershor dhe informacion më të detajuar mund të gjeni në faqen: http://www.shkodrajazz.com

 

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn