HEC i Ashtës mirëpret shkollën austriake në shkodër dhe mbështet 2 nxënës

Nxënës të shkollës austriake “Peter Mahringer” vizituan më 24 shkurt hidrocentralin e Ashtës. Shkolla Austriake “Peter Mahringer” është shkolla me e re e gjashtë shkollave austriake të hapura jashtë vendit. Shkolla u themelua në vitin 2007 me bashkëpunimin e ministrive të arsimit shqiptare dhe austriake.

Kjo është një shkollë e mesme ne profilin e Teknologjisë së Informacionit. Gjatë vizitës nxënësit patën mundësi të shihnin më nga afër këtë investim modern austriak. Me këtë rast Energji Ashta u akordoi dy nxënësve të Shkollës Austriake bursa studimi me vlerë 720 Euro për një vit studimi për secilin.

Facebook
Twitter
LinkedIn