Ceremonia e arritjes së kuotës maksimale të stacionit elektrik të Hidrocentralit Ashta 1

Centrali elektrik Ashta 1 tashmë ka arritur kuotën maksimale

 

Ashtë, 5 korrik 2011. Deri në vitin 2012, projekt kompania "Energji Ashta"- një kompani e

përbashët 50/50 mes kompanive austriake VERBUND dhe EVN po ndërton hidrocentralin më të

madh matrix në botë. Pas vetëm një viti nga nisja e punimeve të ndërtimit, centrali elektrik Ashta 1

tashmë ka arritur kuotën maksimale të lartësisë. Kjo u kremtua sot në një ceremoni ku i pranishëm

ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha.

 

Edhe pse nisja e ndërtimit në fillim të vitit 2010 u shty për shkak të kushteve shumë të pafavorshme të

motit, Energji Ashta dhe aksionarët e saj VERBUND dhe EVN janë shumë të kënaqur me përparimin

e arritur deri më tani. Ndërsa betonim në nivelin e pragut të Ashta 2 sapo ka përfunduar dhe betonimi

i tubave është duke përparuar, centrali elektrik Ashta 1 është shpalosur në madhësinë e tij të plotë.

Përfundimi i ndërtesës kryesore të Ashta 1 u arrit në fund të qershorit të këtij viti. Deri tani, më shumë se

40,000 metra kub beton dhe më shumë se 3,000 tonë çelik janë përdorur brenda pothuajse gjysmë milion

orësh pune në kantier.

 

Hidrocentrali i Ashtës është ngritur në Veri të Shqipërisë, në afërsi të Shkodrës, qytetit të katërt për nga

madhësia në vend. Gjatë procesit, mbi lumin Drin janë duke u marrë masa inovative: teknologjia Hydro-

Matrix (një turbinë e vogël në madhësinë e një kabine telefonike) mundëson një shfrytëzim veçanërisht

efikas të energjisë së ujit. Pas vënies në punë Hidrocentrali i Ashtës do të jetë HEC-i më i madh hydro-

matrix në botë.

 

Në të ardhmen në Ashtë do të prodhohen 240 milion kWh energji elektrike. Në këtë mënyrë, 100.000

familie shqiptare do të furnizohen me energji elektrike. Vlera e investimit është më se 200 milionë euro.

Nga viti 2012, energjia elektrike e prodhuar do të ushqehet në rrjetin shqiptar 110-kV.

 

Projekti i kësaj vepre është me të vërtetë i favorshëm për mjedisin – Energjia do të prodhohet pa

shkaktuar ndotje ajri, duke kursyer kështu rreth 114.000 tonë CO2 në vit. Për më tepër, peshqit do të jenë

në gjendje që të notojnë nga deti Adriatik drejt rezervuarit të Spatharës me anë të një kanali të ri të kalimit

të peshqve të ngritur në HEC-in e Ashtës, për të parën herë qysh prej viteve ’70- të shekullit të 20-të – ky

do të jetë gjithashtu i vetmi kanal për kalimin e peshqve i instaluar në një HEC të Shqipërisë.

 

Projekti I HEC-it të Ashtës mbështet Mekanizmin e Zhvillimit të pastër (CDM) në Kuadër të Konventës

së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). UNFCCC kërkon një dialog shumë

të përpunuar mes të gjitha palëve të përfshira në projekt si pjesë e Menaxhimit CDM dhe e monitoron

atë nga afër. Hidrocentrali i Ashtës u prezantohet palëve të prekura lokale dhe rajonale në takimet e

informimit publik, takime këto që përsëriten në mënyrë të rregullt.

Në përfundim të periudhës 35-vjeçare të koncesionit HEC-i do t’i rikthehet Republikës së Shqipërisë.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn