Hidrocentrali i Ashtës shënon vitin e parë të suksesshëm të operimit

Hidrocentrali më i madh koncesionar I vënë në punë në Shqipëri po përmbyll vitin e parë të suksesshëm të operimit me një prodhim prej 267 GWh energji elektrike të pastër dhe të destinuar për përdorim shtëpiak, pa shënuar asnjë aksident apo lëndime të stafit dhe pa asnjë ndërprerje të paplanifikuar furnizimi përgjatë gjithë vitit 2013.

Tiranë, 13 Mars, 2014

HEC-i i Ashtës është investimi më i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme në dy dekadat e fundit në Shqipëri. Kjo vepër energjetike përfundoi në mars të vitit 2013, pas një periudhe ndërtimore prej më pak se 3 vjetësh dhe me një investim prej më se 200 milionë eurosh. Që prej asaj kohe HEC-i i Ashtës ka regjistruar një prodhim total energjie të pastër dhë për përdorim shtëpiak prej 267GWh, dukë shënuar një mbiprodhim prej 11% nësë e krahasojmë me prodhimin mesatar vjetor të parashikuar prej 242 GWh. Ky prodhim u ndihmua edhe nga një furnizim i mirë me ujë nga lumi Drin.

Viti 2013 ka qenë një vit veçanërisht pozitiv për HEC-in e Ashtës. Periudha e testimit përfundoi në fund të muajit mars 2013, çka mundësoi furnizimin e rregullt të KESH-it me energji prej datës 1 prill 2013 duke u përmbyllur me lëshimin e lejes së përdorimit më 6 shator 2013.

Hidrocentrali i Ashtës është hidrocentrali më i madh në botë që vendos në përdorim turbinate matrix. Teknologjia matrix – bazuar në një numër të vogël turbinash, pothuajse në madhësinë e një kabine telefoni – mundëson një shfrytëzim veçanërisht efikas të energjisë hidrike dhe është dizenjuar specifikisht për prurjet e pakta të ujit të kësaj zone. Menaxhimi i kujdesshëm dhe dedikimi i të gjithë ekipit të Energji Ashtës siguruan një prodhim pa asnjë ndërprerje gjatë të gjithë kohës së operimit të HEC-it. Më tej Energji Ashta mund të pohojë se ky prodhim u arrit pa asnje aksident apo lëndim të stafit pasi siguria e punonjësve është një nga prioritetet kryesore të kompanisë.

Përgjegjësia Sociale e Kompanisë

Interesimi i lartë për mjedisin ka qenë gjithnjë një nga themelet e projektit që prej fillimit të ndërtimit. HEC-i i Ashtës është i vetmi hidrocentral në Shqipëri i cili ka ndërtuar një sistem modern të migrimit të peshqve, i cili u lejon atyre të notojnë nga deti Adriatik deri në rezervuarin e Spatharës. Kanali i kalimit të peshqve është ndërtuar në Shqipëri për herë të parë që prej viteve 70 të shekullit të kaluar. Për të arritur të mbajë standardet më të larta mjedisore, HEC-i i Ashtës ka vënë në punë një program mjaft të gjerë të monitorimit mjedisor.

Gjatë kësaj periudhe Energji Ashta po bashkëpunon nga afër më shkollat e Komunës se Vaut te Dejës për të zhvilluar një projekt ndërgjegjësimi mjedisor i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin e banorëve vendorë mbi mjedisin dhe dhe për mënyrat se si ai ndikon në jetët dhe mirëqënien e tyre.

Hidrocentrali i Ashtës është projekti i parë ndërkombëtar i dy kompanive austriake VERBUND dhe EVN: Projekt kompania Energji Ashta Shpk, një projekt i përbashkët me aksione të barabarta 50/50 është përgjegjëse për operimin e hidrocentralit. Në fund të periudhës koncesionare 35-vjeçare, kjo vepër do t’i transferohet falas Republikës së Shqipërisë.
Facebook
Twitter
LinkedIn