ENERGJI ASHTA investon në arsimin e dy nxënësve të shkollës austriake në Shkodër

Në vazhdim të angazhimit për të investuar në fushën e arsimit në komunitetin pranë HEC-it të Ashtës, projekt-kompania Energji Ashta formalizoi sot iniciativën për të mbështetur financiarisht dy nxënës të shkollës austriake “Peter Mahringer” në Shkodër. Dietmar Reiner, Drejtor Menaxhues i kompanisë Energji Ashta dhe Gerlinde Tagini, drejtoresha e shkollës austriake, nënshkruan sot një marrëveshje bazuar në të cilën Energji Ashta angazhohet të paguajë bursën vjetore për dy nxënës të shkollës austriake. Përzgjedhja e nxënësve që do të përfitojnë bursat do të bëhet nga vetë shkolla bazuar në rezultatet akademike dhe/apo nevojës për ndihmë ekonomike.

Marrëveshja parashikon që nxënësit që përfitojnë nga bursa do të ftohen të vizitojnë mjediset e hidrocentralit të Ashtës një herë në vit në mënyrë që të mësojnë rreth punës së një hidrocentrali, çka përputhet po ashtu me profilin teknik të shkollës austriake. Energji Ashta do të sponsorizojë më tej aktivitete edukuese të shkollës “Peter Mahringer” sipas rastit të paraqitur si edhe programe trajnimi veror (stazh).

Mbështetja që po i bëhet kësaj shkolle vlen sidomos për nxënësit më rezultate me të mira të cilët mund edhe të gjejnë punësim pranë HEC-it të Ashtës. Për kompaninë ky është një investim afatgjatë bazuar në një strategji zhvillimi për një të ardhme të qëndrueshme. Në vitin 2011 Energji Ashta ka mbështetur financiarisht dy nxënës me rezultate të shkëlqyera nga e njëjta shkollë, të cilëve u akordoi nga 720 Euro për një vit shkollor secilit.

Facebook
Twitter
LinkedIn