Partneri shqiptar i “Green Partnerships”(Projekt i finacuar nga Fondi i Zhvillimit Rajonal të Bashkimit Evropian ), Universiteti Bujqësor i Tiranës organizoi në datat 1-2 dhjetor 2014, konferencën ndërkombëtare me titull “Energjia e Gjelbër dhe Shkenca Mjedisore në Shqipëri”. Në ditën e dytë të conferences, pjesëmarrësit përkatës të aktivitetit vizituan Hidrocentralin e Ashtës. Gjatë vizitës Pjesëmarrësit morën pjesë në një prezantim me temë “Rishikimi i Projekteve të Hidrocentraleve për Arsye të Vëmendjes ndaj Mjedisit: rasti i Hidrocentralit të Ashtës”. Prezantimi theksoi sërish avantazhet e projektit nga perspektiva mjedisore. Ndërtimi I HEC-it të Ashtës shënon një etapë të rëndësishme për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të energjisë në Shqipëri. Projekti provoi se ka zgjidhje fizibel për të baraspeshuar nevojën për konservim me prioritetet e zhvillimit. HEC-i i Ashtës është një projekt i suksesshëm falë angazhimit të asistencës së huaj me standardet më të larta mjedisore dhe futjen e ligjeve të të reja vendore mbi mbrojtjen mjedisore dhe vlerësimin e impaktit mjedisor.