Ministri Energjetikës viziton HEC-in e Ashtës

Damian Gjiknuri, ministri i Energjetikës vizitoi Hidrocentralin e Ashtës.

HEC-i i Ashtës në lumin Drin në veri të Shqipërisë është një risi botërore: ky është hidrocentrali më i madh në botë që përdor teknologjinë Hydromatrix. Turbinat e vogla – pothuajse në madhësinë e një kabine telefonike – mundësojnë një përdorim veçanërisht efikas të ujit. Pas një periudhe ndërtimi prej pak më shumë se 30 muajsh, hidrocentrali i Ashtës u përurua në shtator të vitit 2012. Prej vitit 2013, energjia elektrike e prodhuar ushqen rrjetin 110 kV shqiptar. Hidrocentrali i Ashtës prodhon 240 milionë kWh energji në vit.

 

Sot, ministri shqiptar i Energjetikës vizitoi HEC-in e Ashtës për herë të parë.

Ai u shpeh se HEC-i i Ashtës është një shembull pozitiv bashkëpunimi ndërkombëtar. Më se 200 milionë euro janë investuar për ndërtimin e kësaj vepre me standardet më të larta për sa i përket cilësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe sigurisë. “Jam thellësisht i impresiounuar me efikasitetin e kësaj teknologjie novatore si edhe me standardet ekologjike dhe profesionalizmin e Energji Ashtës. Dua të falenderoj Energji Ashtën dhe dy kompanitë e saj themeluese VERBUND dhe EVN për partneritetin e tyre të vërtetë edhe gjatë sfidave të ndryshme.

 

Energji Ashta po ndjek me vëmendje të veçantë reformën në sektorin e energjisë dhe mbështet përpjekjet e qeverisë për të ngritur një model të qëndrueshëm të bazuar në kërkesat e tregut për investitorët privatë në fushën e prodhimit të energjisë.

 

Drejtori menaxhues i Energji Ashtës, Dietmar Reiner falenderoi ministrin për vendosjen e masave të duhura për të stimuluar tregun energjetik shqiptar dhe mundësimin e një bashkëpunimi më të mirë midis të gjithë partnerëve. “Pas disa vështirësive në fillim, sot ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare” u shpreh Reiner. “Sot me krenari themi se HEC-i Ashtës furnizon me energji elektrike të pastër më se 100.000 familje shqiptare.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn