Energji Ashta pajiset me Certifikatën EN ISO 14001: 2004

Më 30 shtator 2016, TÜV Austria Hellas auditoi Sistemin e Menaxhimit Mjedisor të Energji Ashta Shpk dhe konfirmoi suksesin e implementimit efektiv të këtij sistemi sipas kërkesave të parashikuara të Standardeve Ndërkombëtare ISO 14001:2004.

 

Certifikimi u realizua në përputhje me procedurat e auditimit dhe certifikimit të TÜV AUSTRIA. Ky proces është subjekt i mbikqyrjes së vazhdueshme dhe është i vlefshëm deri më 15 shtator 2018.

Energji Ashta Shpk është e angazhuar të implementojë zgjidhje të favorshme ndaj mjedisit dhe aplikon standarde ndërkombëtare në operimin e HEC-it të Ashtës. Hidrocentrali i Ashtës është shumë i favorshëm ndaj mjedisit – energjia prodhohet pa e ndotur ajrin, duke kursyer rreth 114, 000 tonë CO2 në vit.

 

 

Certifikata

Facebook
Twitter
LinkedIn