Projekti shkollor i Energji Ashtës
Ashtë, 6 qershor 2018
Ky është viti i pestë radhazi që fëmijë nga shkollat e Mjedës dhe Vaut të Dejës takohen së bashku me ekipin e Energji Ashtës për të shfaqur shqetësimet e tyre në lidhje me mjedisin dhe vizionin e tyre për një të ardhme më të pastër.
Këtë vit nxënësit kishin një mesazh të fortë të cilit i dhanë zë me intervista drejtuar bashkëqytetarëve të tyre. Në këndvështrimin e tyre janë të rriturit kryesisht personat përgjegjës për ndotjen dhe mbeturinat.
Një seri intervistash u realizuan në të dyja fshatrat, ku u adresuan shqetësime dhe problem, por ku u dhanë edhe sugjerime dhe zgjidhje.
Këto angazhime personale ishin nje dëshmi e ndërgjegjësimit në rritje tek brezat e rinj për çështje thelbësore si shëndeti dhe mjedisi, duke e bërë kësisoj kompaninë krenare që mbështet iniciativa të tilla. Fëmijët janë të frymëzuar ta çojnë përpara dhe të kërkojnë ndërmarrjen e veprimeve nga palët përgjegjëse.
Ky projekt si çdo vit mbështetet nga Energji Ashta, e cila ka një vëmendje të veçantë ndaj shëndetit, mjedisit dhe arsimit.
Në fund të transmetimit të materialeve filmike të dyja shkollat u vlerësuan me çeqet e përvitshme me vlerë 1000-euro secili. Këto shuma do të përdoren për të mbuluar nevoja të ndryshme infrastrukturore të shkollave.
Energji Ashta është e nagazhuar të vazhdojë rolin e vet kryesues për sa i përket standardeve mjedisore jo vetëm për komunitetin, por edhe në sektorin e energjisë.