Festimi i 10-vjetorit të partneritetit për të furnizuar Shqipërinë me energji të pastër dhe të rinovueshme

• Festimi i 10-vjetorit të partneritetit për të furnizuar Shqipërinë me energji të pastër dhe të rinovueshme 
• Dhjetë vjet nga nënshkrimi i kontratës koncesionare dhe pesë vjet nga nisja e prodhimit të energjisë
 
2018 është një vit festimesh për Energji Ashtën. Dhjetë vjet më parë mes një krize energjetike kompanitë lider austriake në fushën e energjisë VERBUND dhe EVN nënshkruan një kontratë me qeverinë shqiptare për të ndërtuar një hidrocentral mbi lumin Drin në veri të Shqipërisë për të furnizuar familjet shqiptare me energji të pastër dhe të rinovueshme. 
 
Në vitin 2013, pas një periudhe të shkurtër ndërtimi prej pak më shumë se 30 muaj, premtimi u realizua me përfundimin e HEC-it të Ashtës kur energjia e prodhuar në hidrocentral u injektua për herë të parë në rrjetin 110-kV  shqiptar. Prej atëhere HEC-i i Ashtës ka prodhuar 1.247.876,1 MËh energji të rinovueshme duke shënuar rekordin më të lartë të prodhimit gjatë reshjeve të shumta ne muajin prill 2018. 
 
 „Hidrocentrali i Ashtës i jep impulse ekonomike rajonit dhe kntribuon gjerësisht në furnizimin me energji të pastër dhe të rinovueshme për popullin shqiptar. HEC-i i Ashtës është një nga projektet koncesionare hidroenergjetike në Shqipëri që angazhon standarded më të larta rë cilësisë, mbrojtjes mjedisore dhe sigurisë“, u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Z. Damian Gjiknuri.
 
 „Sot jemi të lumtur dhe krenarë të festojmë partneritetin tonë 10-vjeçar me Shqipërinë!“, deklaron Z. Günther Rabensteiner, drejtor ekzekutiv i kompanisë VERBUND. „HEC-i i Ashtës furnizon me energji të pastër dhe të qendrueshme më se 100,000 familje shqiptare. Është një shembull i një partneriteti të suksesshëm dhe një gur themeli për të ardhmen e energjisë në Shqipëri!“
 
HEC-i i Ashtës është një nga projektet më të suksesshme koncesionare në Shqipëri dhe nje partner i afërt i komunitetit lokal si në terma ekonomikë ashtu edhe mjedisorë. Projekt-kompania energji Ashta ka 25 punonjës me kohë të plotë dhe numëron 39 kontrata me furnitorë lokalë duke kontribuar në mënyrë të rëndësishmë në një zonë të impaktuar historikisht nga papunësia afatgjatë dhe nga të ardhurat e ulëta. 
 
Ky hidrocentral modern funksionon në bazë të një teknologjie moderne: 90 turbina HydroMatrix® shfrytëzojnë 100% të ujit të ardhur nga lumi Drin. 
 
Makina e grumbullimitë të mbeturinave ka arritur të mbledhë më shumë se 960 tonë papastërti nga lumi Drin, të cilat do të kishin përfunduar ne detin Adriatik. HEC-i i Ashtës i lejon peshqit të notojnë nga deti Adriatik drejt rezervuarit të Spatharës nepërmjet kanalit të kalimit të peshqve të ngritur në hidrocentral për herë të parë prej viteve 1970- ky është i pari kanal për kalimin e peshqve i ngritur ndonjëherë në ndonjë stacion elekrtik në Shqipëri.
 
Hidrocentrali i Ashtës është shumë i kujdesshëm ndaj mjedisit – energjia prodhohet pa ndotur ajrin duke kursyer 114,000 tonë CO2 në vit. Këto shifra janë bërë të njohura nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCC).
 
Ky partneritet i suksesshëm mes Shqipërisë dhe investitorëve austriakë forcohet akoma më shumë pasi kompania është e angazhuar të luajë një rol aktiv në komunitet duke siguruar fonde vjetore për shkollat lokale nëpërmjet projekteve kreative që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit nga mbeturinat si dhe çështjet shëndetësore të lidhura me to.   
 
Energji Ashta mirëpret të ardhmen e energjisë në Shqipëri me partnerët e vet lokalë!
Energji Ashta sjell dritë në jetët tuaja!
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn