Banka Austriake e Kontrollit inspekton hidrocentralin e Ashtës

Ministria austriake e Financave dhe Agjencia Austriake e Eksportit të Kredive (OeKB) kryejnë vlerësime të rregullta ex-post të projekteve të mbështetura sipas ligjit austriak të garancive të eksporteve. Këtë vit, ky vlerësim u zhvillua mes datave 10 dhe 12 shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Të mërkurën më 12 shtator, delegacioni i kryesuar nga përfaqësuesi i Ministrisë Austriake të Financave dhe anëtarët e delegacionit të përbërë nga Agjencia Austriake e Eksportit të Kredive, Banka Kombëtare Austriake dhe Dhoma Ekonomike Austriake në Shqipëri, u mirëprit nga Drejtori Menaxhues i HEC-it Ashta, Dietmar Reiner.

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte mandati periodik për të hetuar ndikimet sociale, ekonomike dhe mjedisore të projekteve në vendin e shqyrtuar. Pas prezantimit të sfidave të hasura në fillim të projektit 10 vite më parë, delegacioni u bind për cilësinë dhe standardet e larta “Made in Austria” të aplikuara gjatë vizitës në hidrocentral. Pyetjet e hollësishme morën përgjigje të kënaqshme dhe delegacioni, pas një bufeje të shkurtër, vazhduan udhëtimin për t’iu përmbajtur programit të tyre të ngjeshur.

Facebook
Twitter
LinkedIn