Të rinj, të talentuar dhe të motivuar, brezi i ri po rrit vetëdijen mjedisore.

Erdhi përsëri ajo kohë e vitit, kur hidrocentrali po gumëzhinte nga zërat e fëmijëve të shkollave të mesme të Vaut të Dejës dhe Mjedës.

Nxënësit i prezantuan me krenari drejtorëve menaxhues të HEC-it të Ashtës projektet e tyre vjetore mjedisore.

Këtë vit ata erdhën me një ide frymëzuese ku fotografi krijuese dhe vizatime me mesazhe sensibilizuese u vendosën në kalendarët muri.

Dizenjimi dhe shtypja e kalendarëve u mbështet nga projekt kompania Energji Ashta, ndërsa fëmijët do t’i shesin ato me një çmim simbolik për banorët e secilit komunitet. Iniciativa pritet të përhapë vetëdijen në të gjitha familjet dhe bizneset lokale dhe të ndihmojë në ngritjen e shqetësimit në një shkallë më të gjerë. Të ardhurat e mbledhura nga shitja e kalendarëve do të përdoren nga secila shkollë për të blerë bimë të reja për oborret e shkollave vendase.

Në fjalën e tij, drejtori menaxhues i projektit të kompanisë Energji Ashta, z. Dietmar Reiner nënvizoi angazhimin e kompanisë për të vazhduar zhvillimin e projektit mjedisor me shkollat. Ai haptazi shprehu dëshirën e tij që nxënësit të intensifikojnë rolin e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe për vlerësuar natyrën e mrekullueshme me të cilën janë rrethuar.

Në fund të ceremonisë, të dy drejtorët menaxhues, Dietmar Reiner dhe Peter Stelzer dhanë dy çeqe simbolike për shkollat, me vlerë nga një mijë euro secili. Si çdo vit çmimet do të kontribuojnë në përmirësimin e nevojave të identifikuara në secilën prej shkollave pjesëmarrëse.

Facebook
Twitter
LinkedIn