Energji Ashta dhuron për përpjekjet e rimëkëmbjes nga tërmeti në Shqipëri

Energji Ashta dhuron për përpjekjet e rimëkëmbjes nga tërmeti në Shqipëri

Ndërmarrjet Publike Austriake VERBUND dhe EVN vendosën të dhurojnë përmes kompanisë së tyre të përbashkët të sipërmarrjes Energji Ashta 20.000 EUR (njëzet mijë) për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq për përpjekjet e reagimin ndaj katastrofës dhe rimëkëmbjes në Shqipëri. Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues më 26 nëntor 2019.

Tërmeti katastrofik ka shkaktuar humbjen tragjike të 51 jetëve njerëzore dhe ka lënë të plagosur qindra të tjerë. Sipas një raporti paraprak janë 261 ndërtesa të pabanueshme,

2237 shtëpi të pabanueshme dhe 851 ndërtesa të tjera me dëme mesatare dhe të vogla.

 

Ne besojmë në bashkimin e forcave, tejkalimin e vështirësive dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt së bashku.

Energji Ashta shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe keqardhje të thellë për ata që u prekën nga katastrofa.

 

Për më shumë informacione:

Albania: Earthquake

 

Facebook
Twitter
LinkedIn