ENERGJI ASHTA, NE I MBAJMË PREMTIMET

Viti 2020 ka qenë një vit mjaft sfidues për të gjithë botën. Në pamundësi për të udhëtuar dhe kufizime të distancës fizike, këtë vit për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të bashkoheshim me shkollat tona fqinje për të zhvilluar projektet tona të rregullta vjetore të përgjegjësisë sociale.

Në përfundim të këtyre projekteve, shkollat shpërblehen me një mbështetje financiare prej 1000, – EURO secila.

Projektet e shkollave fqinje janë bërë pjesë e historisë së kompanisë sonë. Vajza dhe djem të rinj energjikë me ide krijuese parashtrojnë idetë e tyre dhe shohin si ato marrin jetë falë mbështetjes së kompanisë Energji Ashta. Ata kanë arritur të shohin se si me punë në ekip, ide të mira dhe mbështetje të madhe ata mund të sjellin një ndryshim në shkollën e tyre lokale.

Megjithëse këtë vit projektet nuk u realizuan për shkak të pandemisë Covid, ne duam t’u tregojmë miqve tanë të vegjël se ata mund të mbështeten tek ne. Energji Ashta do të vazhdojë t’i mbështesë ata financiarisht këtë vit, duke u angazhuar që të jetë një partner i besueshëm dhe tek i cili mund të mbështetesh. Ne jemi të sigurt se viti i ardhshëm do të jetë emocionues dhe plot mundësi të reja për të qenë më krijues dhe për të realizuar së bashku projekte të shkëlqyera!

 

Facebook
Twitter
LinkedIn