Me shumë kënaqësi dhe përgjegjësi Energji Ashta vendosi të kontribuojë financiarisht për të mbështetur nismën e një pedagogeje austriake së bashku me bashkëshortin e saj që synon të krijojë një kopsht fëmijësh, I cili nga njëra anë të fokusohet tek fëmija si individ dhe nga ana tjetër shfrytëzon pozitivisht diversitetin kulturor në Shkodër. Kjo fole multikulturore është një përzierje e pasionit, profesionalizmit dhe shkëmbimit ndërkulturor duke ofruar një mundësi unike në këtë qytet.
Energji Ashta vijon angazhimin e saj në mbështetje të arsimit në zonat fqinje të HEC-it të ASHTËS pas historive të suksesit me shkollën “Peter Mahringer” në Shkodër dhe të dy shkollat e mesme në Mjedë dhe Vau i Dejës.