Një Delegacion me Përfaqësues të Pushtetit Vendor nga Austria viziton Hidrocentalin e Ashtës

Më 8 maj, Shoqata Austriake e Bashkive vizitoi HEC Ashtën në kuadër të një udhëtimi profesional dhe edukativ në Shqipëri.

Delegacioni, i kryesuar nga Presidenti Johannes Pressl dhe i përbërë nga anëtarë të presidencës dhe kryetarë bashkish nga e gjithë Austria, u prit nga përfaqësues të EVN, VERBUND dhe Energji Ashta.

 

 

Gjatë vizitës, të ftuarit patën mundësinë të vizitonin nga afër hidrocentralin, të njiheshin me aktivitetet e kompanive EVN dhe VERBUND në Shqipëri, si dhe të shkëmbenin mendime mbi energjinë e rinovueshme dhe transformimin energjetik të vendit.

Projekte si Energji Ashta vazhdojnë të nxjerrin në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të eksperiencave në mbështetje të tranzicionit energjetik të Shqipërisë dhe zhvillimit të energjive të rinovueshme në Evropën Juglindore.

Facebook
Twitter
LinkedIn