Anëtarë të Parlamentit austriak vizitojnë HEC-in e Ashtës

Grupi i delegatëve nga Austria, së bashku më përfaqësues të kompanisë “Energji Ashta”

Mbrapa: krani i lëvizshëm në sheshin e ndërtimit.

Me rastin e një udhëtimi në kuadrin e njohjes më nga afër të zhvillimeve, historisë dhe kulturës së Shqipërisë, një grup përfaqësuesish austriakë nga sindikata kryen një vizitë në sheshin e ndërtimit të HEC-it të Ashtës. Mes tyre kishte të pranishëm disa anëtarë të Parlamentit austriak të cilëve u lanë mbresa përmasat e këtij projekti. Pas një prezantimi të shkurtër teknik, drejtorët menaxhuesë të kompanisë “Energji Ashta”, Dietmar Reiner (VERBUND) dhe Peter Stelzer (EVN), delegacioni pati mundësi të shihte më nga afër zhvillimin e vazhdueshëm të projektit në sheshin e ndërtimit.

Përveç vizitës në Ashtë, delegacioni austriak u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Delegacioni shijoi mikpritjen shqiptare dhe pati bisedime konstruktive me përfaqësues të lartë të politikës. 

Facebook
Twitter
LinkedIn