Energji Ashta ndez dritat e festës në Shkodër

Ky fund viti ka qenë veçanërisht i ndriçuar për qytetin e Shkodrës.

BID (Bussiness Improvement District) Shkodra në bashkëpunim me sponsorë të tjerë si Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit , Energji Ashta dhe Bashkia Shkodër organizuan më 19 dhjetor 2015 festivalin “Shend e Verë Dritash”.

Për ta bërë sa më tërheqëse zonën ishin organizuar shumë ngjarje kulturore.

“Shend e Verë Dritash”nisi në orën 17:30 me ndezjen e të gjitha dritave dekorative nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Znj. Voltana Ademi, për të vazhduar më pas me fishekzjarrë dhe koncert me DJ deri në orën 21:00.

Qytetarë shkodranë dhe vizitorë u ftuan të merrnin pjesë në festimet të cilave iu bashkëngjitën artistë të mirënjohur si Eugjen Gargjola, Jozefina Simoni, Eclesio Ramos, Antonio Fierza, Mark Ujka, Jetmir Mesi, Albert Ujka, Rodolf Ceklijaj, Ilsi Ademi dhe Ketlin Pjalmi.

Festimet e “Shend’ e Verë Dritash” kontribuoi në krijimin e një atmosfere mjaft të këndshme në Shkodër duke i ftuar të pranishmit për të festuar dhe për të bërë fotografi në zonat e dekoruara.

Energji Ashta vazhdon të tregohet një fqinj i çmuar dhe një partner i besueshëm për komunitetin e qytetit verior.

Facebook
Twitter
LinkedIn