Agjencia Austriake për Zhvillim dhe përfaqësues të mediave vizitojnë HEC-in e Ashtës

Sot, më 6 prill 2017, Agjencia Austriake për Zhvillim në Shqipëri sëbashku me një numër gazetarësh lokalë vizituan HEC-in Ashta në kuadër të një turi vizitash mes investimeve private dhe shtetërore austriake në Shqipëri.

 

Gjatë vizitës së përfaqësuesve të Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri, ata u njohën me projektin e suksesshëm të Ashtës dhe teknologjinë më moderne të aplikuar atje. Duke u ndalur në modele të suksesshme investimesh dhe menaxhimi, kreu i AAZH-së në Shqipëri – Heinz Habertheuer tha se “HEC Ashta është një shembull shumë pozitiv i një investimi të huaj i cili shfrytëzohet tërësisht nga profesionistë vendas në baza ditore”. Ekipi vizitoi dhomën e kontrollit ku të gjitha funksionet e hidrocentralit kontrollohen në distance, dhe më pas janë shoqëruar jashtë për të parë kanalin e kalimit të peshqve, një nga veçoritë e kësaj vepre energjetike që i jep përparësi mjedisore faunës locale dhe është e vetmja e ngjashme ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri. Kjo zgjidhje u mundëson peshqve të notojnë përsëri në rrjedhën e sipërme të lumit Drin duke kontribuar kështu në mbajtjen e shumë specieve të peshkut të paprekura gjatë punës së centralit. Makina e grumbullimit dhe depozitimit të plehrave ishte një tjetër veçori që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve. Kjo pajisje që ka grumbulluar më shumë se 70 ton mbetje në katër vite, ka parandaluar një ndotje të vazhdueshme të lumit Drin që mund të kishte përfunduar në Detin Adriatik.

 

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn