Për të katërtin vit radhazi Energji Ashta dhe shkollat e zonës përreth mbështesin mjedisin

Që nga viti 2013 Energji Ashta punon shumë afër me komunitetet lokale për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me menaxhimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit. Anëtarët më aktivë të komunitetit, fëmijët e shkollave lokale të Mjedës dhe Vaut i Dejës janë kontribuesit më të vlefshëm për të përhapur mesazhet që kompania kërkon të ndajë.

 

Viti 2017 ka qenë viti i katërt që ata janë ftuar të angazhohen në projekte të ndryshme ku kanë patur mundësinë të paraqesin perspektivat në lidhje me këtë çështje.

Këtë vit ata ishin veçanërisht krijues, ata krijuan një film të shkurtër ku toka po trajtonte banorët e saj në të njëjtën mënyrë si njerëzit e trajtojnë atë.

Mesazhi që donin të jepnin ishte i qartë, njerëzit paguajnë për atë që kanë mbjellë ndër vite me sjelljen e tyre të pakujdesshme dhe shfrytëzimin e pakriter.

Siç është bërë zakon, të dy shkollave u është dhënë nga një çek me një mijë euro, vlerë që do të shpenzohet për materialet shkollore shumë të nevojshme.

 

 

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn