Energji Ashta mbështet aktivitetet kulturore lokale.

Në kuadër të përkujtimit ne mbarë botën të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Shkodër u organizuan dy aktivitete. Me mbështetjen e Ambasadës Austriake, Bashkisë Shkodër dhe Energji Ashtës u prezantua një libër shumë i mirënjohur midis akademikëve të historisë, pranisë diplomatike dhe dashamirësve të kulturës.

Prezantimi i librit u pasua nga ekspozita e fotografive unike që u shfaq në hollin e ndërtesës historike ku ka praninë sot Bashkia e Shkodrës. Të dy aktivitetet theksuan ndikimin e rëndësishëm të pranisë Austro-hungareze në një Shqipëri të pas luftës.

Duke mbështetur këto aktivitete, Energji Ashta synon të sjellë dritë në jetën kulturore të Shkodrës, një qytet me një trashëgimi të thellë kulturore.

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn