Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë viziton HEC-in e Ashtës.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, z. Michael Linhart, vizitoi sot hidrocentralin e Ashtës të ndërtuar dhe operuar nga Energji Ashta, projekt – kompani e Verbund dhe EVN. HEC Ashta është hidrocentrali i parë i suksesshëm në Shqipëri. Ai u mirëprit nga Drejtori Menaxhues i Energji Ashtës, Z. Peter Loidl. Së bashku ata diskutuan rreth këtij projekti modern dhe bënë një vizitë në objekt.

 

Z. Loidl tha se ishte i nderuar të priste SH.T. Z. Linhart në Ashtë. Si drejtor menaxhues i këtij projekti, ai është shumë krenar që HEC-i kontribuon në ofrimin e energjisë së pastër dhe të rinovueshme për më shumë se 100.000 familje shqiptare duke ndihmuar kështu në uljen e importeve të energjisë. Energji Ashta mbetet një partner i besueshëm për popullin e Shqipërisë. Arritjet e jashtëzakonshme të dy kompanive austriake në Shqipëri, të cilat kanë eksportuar njohuri dhe teknologji të shkëlqyera austriake jashtë vendit ishin mbresëlënëse për ministrin. Vizita u përmbyll me përshtypjet më të mira dhe një foto në grup për të shënuar këtë rast.

 

FOTO

Nga e majta në të djathtë: Dr. Christian Steiner, ambasador i Republikës së Austrisë në Shqipëri, , Z. Michael Linhart, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Z. Peter Loidl, drejtor menaxhues Energji Ashta.

Facebook
Twitter
LinkedIn