SH.T. Dr. Alexander Van der Bellen, President Federal i Republikës së Austrisë vizitoi HEC-in e Ashtës

Peter Loidl, Drejtori Menaxhues i projekt-kompanisë Energji Ashta, priti së bashku me ekipin e HEC-it të Ashtës Presidentin e Republikës së Austrisë Alexander Van der Bellen, bashkëshorten e tij Doris Schmidauer, Nënkryetaren e Dhomës Austriake të Tregtisë, Martha Schultz, ambasadorin austriak në Shqipëri, Christian Steiner dhe anëtarët e tjerë të delegacionit dhe i udhëhoqi ata ne një vizitë përmes hidrocentralit: Shqipëria është e pasur me burime natyrore hidrike, të erës dhe diellit, të cilat mund të përdoren për të prodhuar energji elektrike në mënyrë miqësore me mjedisin. Hidrocentrali i Ashtës prodhon rreth 240 milionë kWh energji elektrike në vit, që do të thotë se 100,000 familje shqiptare mund të furnizohen me energji elektrike të rinovueshme nga hidrocentralet e pastra dhe importet e energjisë mund të reduktohen”, tha Peter Loidl.

 

“VERBUND dhe EVN kanë eksportuar me sukses njohuritë dhe teknologjinë austriake jashtë vendit”, komentoi presidenti Van der Bellen për performancën e dy kompanive austriake në Shqipëri. Ai shprehu shpresën se Austria dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë së bashku në fushën e energjive të rinovueshme dhe siguroi mbështetjen e Austrisë për përpjekjet e Shqipërisë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme: “Mbrojtja e klimës dhe zhvillimi ekonomik ecin paralelisht”.

Facebook
Twitter
LinkedIn